Politikë
Rama kritika BE në Bruksel/ Shqiptarët u lanë mënjanë për vaksinat

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Ministri i Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe Vanderlyen nga Brukseli u shpreh i kënaqur që Shqipëria ka arritur të sigurojë vaksinat anti Covid, duke shtuar se janë 140 vede të cilat nuk kanë siguruar asnjë dozë dhe vetëm 10 shtete që kanë arritur të sigurojnë 70% të tyre.
Rama u ndal edhe tek integrimi i vendit drejt BE, duke theksuar se ka Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, teksa shton se është në pritje të konfirmimit nga ana e Komisonit për Konferencën e parë ndërqeveritare.
“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufi, por brenda BE, por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Megjithatë, un e di ju të gjithë e dini si shkoi kjo gjë.
Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injekson, sot ka 10 vende që kanë 70% të vaksinës. Kjo është një situatë e vështirë, por shpresoj që kjo situatë të zhbllokohet.
Covax do nis me shpërndarjen e dozave dhe jemi të kënaqur që do marrim dozat e para nga Astrazeneca.
Së dyti jam i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt që Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për konferencën e parë ndërqeveritare. Ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë të vëmëndshëm të dëgjojmë komisionin sepse komisioni është mekanizmi më i lartë dëgjues.
Së fundmi shpresoj që plani për investimin për Ballkanin që është prezantuar nga Vanderley dhe që është vënë në zbatim është i sigurt dhe ne të ecim përpara”, tha Rama./CNA.al