LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Programi i Bashës për pronat/ Kulluri i "përvishet": Ndjesë idiote, qeveria Rama-Basha ka abuzuar e pronarët

1 Mars 2021, 08:38, Politikë CNA
Programi i Bashës për pronat/ Kulluri i "përvishet":

Para disa ditësh Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 7 të ligjit për kompensimin e pronave dhe disa pika të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kreu i PD Lulzim Basha dje ka prezantuar programin qeverisës për pronat, takim të cilin e nisi me një ndjesë ndaj të gjithë pronarëve për vendimet e vonuara të PD dhe problemet me pronat. Por këtu Basha shtoi se pas 25 Prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura do ta kthejnë në angazhime konkrete përmes një kuadrit të ri ligjor.

Lidhur me këtë, kla reaguar ashpër ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, i cili në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se qeveria Rama-Basha kanë abuzuar me pronat e shqiptarëve.

Sipas tij, ndjesa e Bashës ishte një shprehje idiote në emër të PD, duke renditur edeh arsyet pse këtë çështje nuk e zgjidh dot as PS dhe as lidershipi deokrat.

?Pse ceshtja e pronave nuk zgjidhet dot nga PS dhe leaderishipi i PD!

Para 1 jave Gjykata Kushtetuese rrezoi disa nene te Ligjit per Trajtimin e Pronave te cilat cenon ne menyre flagrante te drejten natyrore te prones! Dhe sic pritet, do rrezoje ato parashikime ligjore si ne Ligjin per Investime Strategjike qe ne menyre anti-Kushtetuese cenojne ne menyre brutale kete te drejte duke i dhene te drejte ?oligarkeve? ekonomik dhe politik te grabisin pronat e shqiptareve ne emer ?te zhvillimit?!

Dhe kjo behet hapur e diten me diell nga ish Partia e Punes prej se ciles te djathtet nuk presin gje!  E nderkohe ne krahun tjeter, partia me e madhe e opozites jo vetem qe kete ceshtja nuk e ka zgjidhur sa dhe si duhet, por vazhdon te njejten rruge te gabimeve ne 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave te lira por duke marre prape ne dore qeveria te drejten e shperndarjes se pronave me ?agjensine e vjedhjes se pronave?!

Nje qasje etatiste qe e ve qeverine ne rolin e ?pronarit? dhe jo gjykaten si dhenese te te drejtes! E nderkohe i keput dhe nje shprehje idiote ?kerkoj falje ne emer te PD?, pa thene se per cfare kerkon falje dhe pse duhet te kerkoje falje!

Pra ?na falni po do e bejme prape?, per sa kohe ne krah te kryetarit te PD dhe qeverine Rama- Basha  kishte ish drejtues qe kane abuzuar me pronat e shqiptareve?, shkruan Kulluri.

Më tej, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD theksoi se Basha do të duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për pallatin që ka ndërtuar në Vlorë, duke theksuar se një qasje vërtetë e djathtë duhet të njohë me ligj të drejtën kushtetuese të trashegimisë së pronës.

?E ne fakt, falje duhet te kerkoje per ?pallatin qe ndertoi mbi uje? ne Vlore e jo duke marre rolin e pronarit qeveria imagjinare e tij dhe administratoret te jene ata qe qe kane tjetersuar prona apo kthyer sipas qejfeve korruptive!

Nje qasje vertete e djathte duhet te njohe me ligj te drejten kushtetuese te trashegimise se prones e ti kaloje gjykatave kompetencen qe i takon per te garantuar kete te drejte. Ndersa rolin e qeverise t?ja lere ish komunisteve te PS! Parti e djathte me mentalitet etatist te majte nuk ka dhe s?mund te kete! Dhe aq me teper te votohet nga ata qe jane trashegimtare te 42 mije dosjeve qe zvarriten ne Komisionin e Trajtimit te Pronave prej 20 vitesh a me shume?, shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga