Connect with Us

PD-LSI nënshkruan marrëveshjen paszgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Politikë

PD-LSI nënshkruan marrëveshjen paszgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Publikuar

-

PD-LSI nënshkruan marrëveshjen paszgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Pak minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD-së dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur dhe reagimi i parë nga mazhoranca.

Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ajo që ka deklaruar nga seanca parlamentare se përveç identifikimit elektronik të votuesve duhet dhe identifikim i të zgjedhurve.

Ajo tha se lista e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit.

“U ngrit një koleg dhe deklaroi se e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita që mund të bëjë një tender. Ne mund të kontrollojmë veten dhe ato që duam, siç është vota e emigrantëve por ne nuk mund të kontrollojmë orekset e opozitës jashtëparlamentare.

Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, do ishte mirë të bëhej dhe një identifikim i të zgjedhurve, ajo që po na shohin sytë me koalicionin opozitar s’dimë ç’të themi ne. Nuk është koalicion por thjesht një listë. Këta emra, Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni dhe ku di unë që pretendojnë se do ndryshojnë me rrënjë politikën janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zinë 30 vite.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës/ Ç’i gjeti demokratët ç’i gjeti

Prandaj kaluam në kuvend ato ndryshime që vargoni i partive mos të ishte i pafundmë dhe të mos ngrihej në listë kap ça të kapësh. Kjo listë e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare dhe thanë Shqipëria do ngrihet”, deklaroi Spiropali./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE