Connect with Us

PD dhe LSI me dy lista/ Justifikohet Kryemadhi: Është më efikase

Politikë

PD dhe LSI me dy lista/ Justifikohet Kryemadhi: Është më efikase

Publikuar

-

PD dhe LSI me dy lista/ Justifikohet Kryemadhi: Është më efikase

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi marrëveshjen e me Partinë Demokratike këtë të hënë, për koalicion paszgjedhor.

Ajo tha se marrëveshja është pjesë e axhendës të opozitës së bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që dha disa arsye pse sipas saj dalja me dy lista është më efikase.

Kjo ishte pjesë e gjithë angazhimit dhe gjithë axhendës opozitare që ne kemi organizuar si front opozitar kundër qeverisjes së rilindjes dhe të Edi Ramës. Çështja e firmosjes së marrëveshjes sot nuk ka të bëjë me atë çka ju po kërkoni t’i jepni një drejtim tjetër. Në këtë studio janë shprehur të gjithë që një listë e përbashkët do të ishte më efikase për opozitën se sa dy lista…

Kjo ka të bëjë me angazhimin e secilit nga ne. Mendoj se sa më shumë burra dhe gra, të rinj e të reja të përfshihen për të qenë përfaqësues në listat e PD-së bashkë me Aleancën për Ndryshimin dhe në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka një identitet tërësisht të sajën, që është parti e qendrës së majtë, ndryshe nga ajo çfarë përfaqëson Partia Demokratike që është e qendrës së djathtë, është një përfshirje dhe një zgjerim i jashtëzakonshëm i shumë figurave të reja dhe njerëzve të rinj që mund të përfshihen në politikë. Ne do të rakordojmë në rrugë strategjinë e  zgjedhjeve për të përmbysur më 25 prill me votën e shqiptarëve sektin e rilindjes dhe mund të them që firmosja e marrëveshjes së sotme e bëri shumë të qartë që sot z. Rama filloi të shijojë ditën e parë të pensionit të tij politik”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

Kryemadhi deklaroi se duke u bashkuar në një listë do t’u hiqej mundësia e garimit të rinjve që janë anëtarë në dy partitë opozitare.

LEXO EDHE:  Kandidate për zgjedhjet e 25 Prillit/ Inxhinierja Luljeta Bozo pranon ftesën e Ramës

Ne mendojmë se në PD ka djem e vajza që mund të përfshihen në listë, ashtu si dhe në LSI, ku ka shumë djem e vajza që mund të ishin pjesë e listës. Duke u bashkuar në një listë u hiqej mundësia e garimit. Sipas kësaj llogjike, ne e dimë se edhe shumë kandidatë të partive të tjera nuk kanë shans për të vajtur në parlament dhe e dimë pse dalin në listë, por prap ju jepet mundësia për të garuar. Njerëzit kanë shanse dhe mundësi të garojnë, shanse të barabarta.

Ne po garojmë për të ju dhënë mundësinë njerëzve që të mund të ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse duke fituar Shqipëria, do të fitojë shtëpia e tyre. Ajo që është më e rëndësishme dhe që sot kanë më shumë nevojë shqiptarët, nuk është halli se si do të garojë LSI apo PD, por është halli a do të kenë punë nesër, a do të kenë mundësi për të krijuar vende pune. Kjo është më e rëndësishmja për qytetarët shqiptarë”, theksoi kryetarja e LSI./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Ç’regjistrimi i votuesve, KQZ rrëzon kërkesën e PD

LEXO EDHE:  Kryemadhi thumbon Bashën/ Femrat janë më sfiduese se meshkujt

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Rama-Bashës/ E more PD –në, por s’ia di vlerën dhe funksionin

LEXO EDHE:  Vasili paralajmëron Rilindjen/ Fundin e keni është shumë afër

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE