Connect with Us

PD dhe LSI firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

PD dhe LSI firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.

Vetëm pak ditë më parë PD firmosi një tjetër marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare duke u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”.

Më 24 shkurt partitë opozitare firmosën me Partinë Demokratike për krijimin e këtij koalicioni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e Bashës për demokratët se parlamenti është deligjitimuar

LEXO EDHE:  Petrit Vasili thirrje qytetarëve të Vlorës/ "Mos votoni Luan Ramën"

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE