LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Meta/ Kush ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg

1 Mars 2021, 19:40, Politikë CNA
Paralajmëron Meta/ Kush ka shkelur Kushtetutën do të shkojë

Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër paralajmërim pak minuta më parë, pasi është nervouar, teksa ka qenë duke folur për vlerësimin që DASH i bëri ish-kreut të KED Ardian Dvoranit.

Me tone të ashpra dhe tejet i acaruar, Meta tha se çdo zyrtar që ka shkelur Kushtetutën do përfundojë në burg.

?Po më habisni dhe po më zhgënjeni. Unë nuk hy në punët e brendshme të Amerikës, sepse e kemi dikë që merret, unë kam punët e Shqipërisë. Ju duhet ta bëni perceptimin tepër korrekt të asaj që kam thënë. Mesazhi është shumë i qartë për gruan e Bilalit që është mburrur me certifikatën anti-korrupsion. Kjo është një gjë që nuk më intereson fare.

Për zoti Dvorani nuk lëviz asnjë presje nga ajo që ka shkaktuar presidenti Ilir Meta. Ky ka bërë çështje procedurale, unë i kam shkuar deri në themel dhe në fund fare ka thënë që me këto prova që kemi, nuk kemi gjë. Mënyrën e procedurës e ka marrë në mënyrë të paligjshme, e ka bërë për të mbajtur peng procesin. Kush ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg?, u shpreh ai në emisionin ?Frontline?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga