LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk kam asnjë interes”/ Meta: Ndëshkojeni LSI!

1 Mars 2021, 20:08, Politikë CNA
“Nuk kam asnjë interes”/ Meta: Ndëshkojeni LSI!

Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në ?FrontLine?, nuk i ka kusyer tonet e ashpra ndërsa ka kërkuar që partitë politike të ndëshkohen me votë, përfshirë dhe LSI.

?Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti.

Detyra e qytetarit është të votojë. Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga