Connect with Us

“Nëse vidhet një votë t’i pritet dora”/ Kërcënon Meta, Kryemadhi e para në listë

Politikë

“Nëse vidhet një votë t’i pritet dora”/ Kërcënon Meta, Kryemadhi e para në listë

Publikuar

-

“Nëse vidhet një votë t’i pritet dora”/ Kërcënon Meta, Kryemadhi e para në listë

Presidenti Ilir Meta është shfaqur i tensionuar sonte në emisionin “FrontLine”, ndërsa tha se do u pritet dora atyre që tentojnë të vjedhin votat, ku nuk përjashtoi eksponentë të asnjë force politike.

“Jemi popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edhe siç ka thënë Papa Farcesku, do të jemi shqiponjat. Ne do i tregojmë botës që jemi popull që beson në demokraci. Do i tregojmë botës që edhe pse u shkel marrëveshja e 5 qershorit, jemi popull i zgjuar. Do të ecim në rrugën e Evropës dhe jo në projekte që kanë ardhur nga Lindja.

Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti.

Detyra e qytetarit është të votojë. Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri.

Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbe, Kryemadhit të parit dhe të tjerat. Ky është një premtim i presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një votë, nuk është në kuptimin figurativ”, tha Meta.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U dhamë shqiptarëve Ferrari në vend të karrocave”/ Rama justifikohet për PPP-të

Publikuar

-

Nga

“U dhamë shqiptarëve Ferrari në vend të karrocave”/ Rama justifikohet për PPP-të

Gazetari Neritan Sejamini solli në vëmendjen e kryeministrit Rama se një nga taktikat më të përdorura të investimeve të qeverisë socialiste në tetë vite, Partneritet Publike Private po shiten nga qeveria si investime të pakushtueshme, në një kohë që mbartin një kosto mjaft të lartë për shtetin dhe qytetarët.

“Do ishte mrekulli të investonim kudo, të merrnim borxh kudo dhe gjithçka të ecte shumë mirë në ekonomi,” u shpreh Sejamini, ndërsa kryeministri Rama saktësoi se bëhet fjalë për investime private.

“Po privati nga i nxjerr paratë? Nuk i ka të garantuara? Do të falimentojë aeroporti nëse s’do ketë mjaftueshëm turistë në Vlorë? Ju po e bëni sikur çdo gjë është falas, ‘shteti nuk harxhon asgjë por bën çdo gjë’” – tha Sejamini.

“Investimet private janë private dhe shteti nuk paguan asgjë. Shteti merr përsipër një garanci të arsyeshme të trafikut…” replikoi kryeministri Rama, duke marrë shembull investimet private në shëndetësi në Turqi.

Sejamini tha se parimi i investimeve me paratë ‘e privatit’ nuk është një realitet i zakonshëm në Shqipëri, duke përmendur pagesat e qeverisë ndaj koncensionarëve të inceneratorëve.

Kryeministri Rama kundërshtoi ashpër argumentet e gazetarit, ndërsa shtoi se investimet në inceneratorë dhe shëndetësi i kishin ‘parapaguar’ qytetarëve shërbime të domosdoshme, edhe duke mbrojtur mjedisin.

“Kjo histori është sikur të marrësh para borxh, të blesh një Ferrari dhe të lavdërosh Ferrarin. Çështja është sa ka kushtuar dhe sa janë paguar,” tha Sejamini.

“Unë jam i lumtur që i kemi dhënë njerëzve “Ferrari” në këto shërbime në vend të karrocave që kishim. Për mua janë njerëzit, ajo që njerëzit kanë përfituar nga këto partneritete është e jashtëzakonshme në krahasim me tmerrin e të gjithë këtyre shërbimeve në kohë kur ne ndërhymë në to.

Mendoj që janë absolutisht me kosto të arsyeshme, nuk janë absolutisht borxhe që rëndojnë borxhin e përgjithshëm të Shqipërisë, janë detyrime që lahen vit pas viti…” kundërshtoi Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko, Xhafaj dhe Kodheli jashtë listës fituese/ Veliaj: Ndryshuam skuadrën dhe strategjinë

Publikuar

-

Nga

Majko, Xhafaj dhe Kodheli jashtë listës fituese/ Veliaj/ Ndryshuam skuadrën dhe strategjinë

Bënë shumë bujë përfshirja jashtë listës fituesve të Partisë Socialiste, emra si Mimi Kodheli, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, emra këto, të cilësuar dhe si senatorë të PS.

Erion Veliaj, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës dhe hartuesi i kësaj liste, tha se lënia jashtë listës fituese e këtyre emrave, tregoi se PS në këto zgjedhje po vjen me një skuadër dhe strategji të re.

Veliaj u shpreh i bindur se 5 ose 6 emra të pozicionuar në listën jo fituese do të thyejnë herësin, e pjesë e tyre sipas tij, janë dhe tre senatorët e sipërpërmendur.

Ne ndryshuam skuadër dhe strategji, thamë që Reforma në Drejtësi është diamanti i kurorës, edhe rindërtimi dhe vaksinimi do të mbahen mend gjatë. Ndryshuam skuadër edhe strategji. Kur prodhon të njëjtën gjë, merr po të njëjtin rezultat. Strategjia është e thjeshtë, Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, është një brand. Kjo tregon që në çdo rrethanë mbijetojnë.

Flasim për tre personalitete që kanë një logo, emër, që është dhe përtej logos së PS. Si njerëz me personalitet dhe i kanë dhënë vulën këtyre reformave. Kemi një sistem të fortë. Ne me partitë kemi garë proporcionale, ndërsa brenda vetes kemi mazhoritare. 5 a 6 veta do e thyejnë herësin, vë bast, këtu përfshij edhe senatorët.

Në sulm kimia ta që po mbajnë peshën e betejave, ministren e Shëndetësisë, ministrin e Rindërtimit, në mesfushë disa ministra, ndërsa në mbrojtje emrat e dalë nga platofrma “Deputei që duam”. Kemi dy botëkuptime të ndryshme”, tha Veliaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përdorimi i E-Albania/ Fatmir Mediu: Serveri shtetëror ka kaluar në server partiak

Publikuar

-

Nga

Listat e PS-së/ Mediu: Duan të pastrojnë partinë nga figurat që kanë histori

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për përdorimin e database të E-Albania ku deklaroi se tashmë nga një server shtetëror që ruan të dhënat, janë kthyer në një server partiak. Ai shtoi se ligji i vitit 2008 përcakton të dhënat personale dhe është i bazuar në mbrojtjen e lirive.

Nuk është thjesht çështje telefonatash, por baza e të dhënave. Ligji i vitit 2008 kur përcakton mbrojtjen e të dhënave personale është bazuar në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave. Këto nga serveri shtetëror ka kaluar në një server partiak”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu Mediu në emisionin “Log” tha se për këtë çështje ka një shkelje të ligjit me qëllim.

“Pra në këtë mënyrë të targeton për të blerë votën, i është marrë karta e identitetit atij që t’i nuk e blen dot me para”, shtoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE