Politikë
Meta mbështet thirrjen e Celibashit/ Sa më shumë parti, më shumë mundësi për pjesëmarrje historike

Presidenti Ilir Meta shpreh mbështetjen për thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.
Sipas Metës sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, do të thotë më shumë mundësi.
“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve. Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta./CNA.al