Connect with Us

Masa të reja shtrënguese?/ Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Aktualitet

Masa të reja shtrënguese?/ Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Publikuar

-

Masa të reja shtrënguese?/ Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Mbipopullit e bareve dhe zonave të tjera publike ka sjellë rrije të frikshme të infektimeve me Covid, duke përfshirë këtu edhe moshat e reja.

Për këtë, sot pritet që të mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të vendosur mbi masat e reja kundër përhapjes së Covid.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pas njoftimit që anëtarët e Komitetit dhanë për qytetarët duke u shprehur se masat do të vijojnë të jenë të njëjtat pasi numri i të infektuarve është normalizuar.

Me rregullat e vjetra në fuqi, ora policore është në 20:00 deri në 06:00 dhe nuk dihet nëse do të ndryshojë sot. Në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet të konsideruara si vatra kryesore të përhapjes së COVID, ndërsa mësimi vijon online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë. Sakaq edhe  fluturimet nga/në Britaninë e Madhe, ku dhe është shfaqur varianti i ri i koronavirusit janë të ndaluara.

LEXO EDHE:  “Mos dëgjoni politikanët që kyçen në vilat e tyre”/ Braçe apel qytetarëve: Ky është realiteti i ri

Masat që janë ende në fuqi:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

-Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

-Universitetet vijojnë online

-Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe./CNA.al

A do mbyllet sërish vendi?/ Flet anëtari i Komitetit të Ekspertëve: Do ulet ora e lëvizjes, nuk do të ketë…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rezultati i parë për kreun e PD/ Mbyllet numërimi në Kolonjë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i parë për kreun e PD/ Mbyllet numërimi në Kolonjë

Procesi i votimit për kreun e ri të PD ka përfunduar.

Në rrethin e Kolonjës është mbyllur procesi i numërimit, nga të cilat ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 140 vota, ndërsa Agron Shehaj vetëm 82 vota.

Numërimi u krye në degën e PD të qytetit, ndërsa kutitë do çohen në qendër qark pas numërimit.

LEXO EDHE:  “Flenë bashkë por nuk infektohen”/ Mjeku Sulçebe tregon se përse njëri nga partnerët preket nga Covid-19 dhe tjetri jo
LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Asnjë viktimë nga Covid edhe ditën e sotme

Kolonja nga 9000 zgjedhës në total, PD ka vetem 300 anëtarë që votojnë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Anëtarët e PD iu drejtuan kutive të votimit në orën 08:00 në 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin, ndërsa në garë janë katër kandidatë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj..

Të gjithë fletët e votimit që kanë ngelur pa përdorur tashmë janë futur nëpër zarfe dhe do të dorëzohen në vendgrumbullimin e kutive të votimit.

Ndërkohë një ndër kandidatët që ka shprehur rezerva të forta në këtë proces zgjedhor është Agron Shehaj, i cili pretendon se shumë nga vëzhguesit e tij janë larguar nga komisionerët pa të drejtë.

LEXO EDHE:  Covid-19 mbyll kopshtin në Berat/ 2 edukatore rezultojnë pozitive

LEXO EDHE:  E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Ndërkaq në një deklaratë për mediat në mesditë kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana është shprehur se rezultati paraprak për fituesin e zgjedhjeve do të shpallet rreth mesnatës ndërsa zyrtarisht do të shpallet të hënën paradite./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  “Flenë bashkë por nuk infektohen”/ Mjeku Sulçebe tregon se përse njëri nga partnerët preket nga Covid-19 dhe tjetri jo

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Asnjë viktimë nga Covid edhe ditën e sotme

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE