Connect with Us

Marrëveshja PD-LSI/ Baton Haxhiu analizon skenarët: Çfarë mund të synohet pas 25 prillit?

Politikë

Marrëveshja PD-LSI/ Baton Haxhiu analizon skenarët: Çfarë mund të synohet pas 25 prillit?

Publikuar

-

Marrëveshja PD-LSI/ Baton Haxhiu analizon skenarët: Çfarë mund të synohet pas 25 prillit?

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën sot koalicionin paszgjedhor për betejën e 25 prillit. Analisti Andi Bushati i pranishëm në “Shock” në Euronews Albania thotë se ajo që panë sot shqiptarët me firmosjen e këtij koalicioni ishte një shfaqje e shëmtuar.

Ai theksoi se të vetmen gjë pozitive që sheh në këtë pjesë është se kjo marrëveshje është një “besë”, që dy partitë, konkretisht PD dhe  LSI i kanë dhënë njëra-tjetrës së nëse Rama tenton t’i joshë për të ndarë pushtetin të mos e pranojnë një akt të tillë.

“Për mua ishte një shfaqje e shëmtuar jo që pamë sot, sepse nuk ka shqiptare që nuk e di se koalicion nuk ka , ata në zgjedhje do shkojnë veç e veç. Ulen në tryezë dhe firmosin një koalicion. Kjo është pjesa kritike për atë që ndodhi sot. E vetmja gjë e mirë po të dua të gjej një të mirë në këtë firmosje, që u bë sot është fakti se zgjedhjet janë për dy muaj, nëse këto dy forca përballë shqiptarëve nënshkruajnë që pas 25 prillit do jemi bashkë, është një thirrje që nëse Rama del parti e parë dhe ka nevojë për dy partitë, ata i kanë dhënë besën njëri-tjetrit se nuk do shkojnë me Edi Ramën. Ky koalicion i sotëm është një angazhim jo për të qenë bashkë deri më 25 prill, por për t’i dhënë besën njëri-tjetrit pas 25 prillit. Koalicioni është fals, por është një angazhim moral, që nëse dikush nga ne joshet nga Edi Rama, ne nuk do shkojmë me Edi Ramën”, tha Bushati.

LEXO EDHE:  Rama e pranon shumë pranë çadrës/E doja PD në fushën e betejës!

Gjithashtu, në këtë pikë, Baton Haxhiu ndau të njëjtin mendim me Bushatin, duke shtuar se PS-ja në këtë sistem zgjedhor më 25 prill do jetë padiskutim parti e parë. Ai thotë se nuk përjashtohet as fakti që LSI-ja të hapë dyert dhe të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama, për aq kohë që marrëveshja e firmosur sot mes PD-LSI nuk ka efekte juridike.

“Kjo është e vërtetë se ky koalicion për të përmbushur vetëm një kusht parazgjedhor: këta nuk do shkojnë me Edi Ramën dhe t’i bindin elektoratin se nëse votoni për ne, ne do e bëjmë koalicionin bashkë. Dihet kush është i pari në këtë lloj modeli zgjedhor, ose në këtë fushatë zgjedhore.  E para është PS.  Dallimi më të dytin është i madh.  Ne po e bëjmë një koalicion tani dhe nuk jemi në një listë, por jemi kundër Edi Ramës. A i beson dikush LSI që nuk i hap dyert e veta, që për fatin se kjo marrëveshje nuk e  ka fuqinë juridike. LSI kërkon që në momentin kur PS i fiton zgjedhjet dhe del e para, ajo mendon se PS nuk do qeveris si e vetme dhe e dyta se nuk do bëjë koalicion me PD, e vetmja shpresë që ndërton LSI është që t’i bashkangitet Edi Ramës dhe ky është momenti që sot kemi një koalicion mes PD dhe LSI”, tha Haxhiu./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  LSI ultimatum Ramës/ Plotëso kërkesat e studentëve

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Genti Malko: Lulzimi po bën sikur me analizën e PD-së

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Socialistët nuk i besojnë PDIU dhe LSI/ Janë kolonë e pestë e të djathtës

LEXO EDHE:  Lobimi i LSI/ Reagon "Mother Jones”

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE