Kronika
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.
Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.
Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.
Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.