Connect with Us

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Shëndeti

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Publikuar

-

Alimehmeti publikon studimin/ Lajme të mira për trajtimin e pacientëve me Covid

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjetet sociale, sa i përket atyre personave që kanë kaluar Covid.

Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.

“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan Alimehmeti në rrjetet sociale./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mjekët, reflektime mbi luftën ndaj Covid-19 në 2020

Publikuar

-

Nga

Në fillim të pandemisë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva u takua me mjekë dhe infermierë në qytetin e Nju Jorkut për të folur në lidhje me përvojën e tyre në luftën ndaj COVID-19. Një vit më vonë, ajo foli përsëri me disa prej tyre për të mësuar më shumë mbi përvojën e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi për herë të parë me mjeken Amy Plasencia në pranverën e vitit 2020. Në atë kohë, ajo po punonte në një nga spitalet e Nju Jorkut që filloi të trajtonte vetëm pacientë të infektuar me Covid-19.

“Unë nuk e di numrin e saktë, por mund të them se kemi patur qindra e qindra pacientë”, thotë ajo.

Në një mbrëmje në muajin mars, Dr. Plasencia po trajtonte një pacient në njësinë e kujdesit intensiv, dhe për herë të parë ajo dëgjoi duartrokitjet në mbështetje të punonjësve mjekësorë.

Çdo mbrëmje që nga ajo kohë, njerëzit duartrokisnin personelin mjekësor që ndihmonte në shpëtimin e pacientëve në spital.

“Një vit më parë, ne nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Dhe numri i pacientëve që pamë, veçanërisht këtu në Nju Jork dhe Brooklyn, ishte astronomik!”, thotë ajo.

Më 8 mars 2020, Dr. Calvin Sun u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Angola. Ai më pas u ndesh me orare të gjata pune.

“Nuk e mbaj më mend numrin e orëve të punës që kam punuar”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Rama ndalet në Ersekë/ Jemi në fund të luftës me Covid

LEXO EDHE:  Rama ndalet në Ersekë/ Jemi në fund të luftës me Covid

Për gati tre muaj, Dr. Robert Gore jetoi larg familjes së tij sepse kishte frikë se mund të infektonte bashkshorten dhe fëmijët e tij me COVID-19.

“Dr. (Martin Luther) Kingu ka thënë se “në fund njeriu vlerësohet jo nga qëndrimet që ka ndërmarrë në kohë rehatie dhe komoditeti, por në kohë sfidash dhe polemikash.” Dhe kjo është kohë e sfidave dhe polemikave”, tha Dr. Gore.

Sot, një vit pas fillimit të pandemisë në vend, mjekët, ekspertët e shëndetit, dhe politikanët po vlerësojnë se çfarë është bërë si duhet dhe çfarë mund të jetë bërë shumë më mirë për të shpëtuar më shumë njerëz.

“Ka kaq shumë mësime për të nxjerrë nga kjo. Unë mendoj se do të ketë një shqyrtim të hollësishëm të gjërave që janë bërë në këtë periudhë”, tha epidemiologu Calvin Sun.

Mbi 550-mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkaura.

Në vitet e ardhshëm, njujorkezët do të kujtojnë ata që humbën jetën nga pamundësia për të luftuar virusin dhe mijëra të tjerë që rrezikuan jetën e tyre çdo ditë për t’i shpëtuar njerëzit e infektuar me koronavirusin./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2684 estime dhe kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 7 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Parku Disneyland në Kaliforni kthehet në qendër gjigade vaksinimi

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Tomini bën bilancin: Infektimet kanë një tendencë në rritje

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238
Të shëruar në 24 orë     517
Të shtruar në spitale      221
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2684

Testime totale            589,607
Raste pozitive             128,393
Raste të shëruara        97,723
Raste Aktive                 28,353
Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19959
Fier      2483
Durrës  1195
Gjirokastër  1202
Shkodër  1015
Korçë   738
Vlorë     646
Kukës    323
Dibër    347
Elbasan  255
Berat    88
Lezhë     102

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Publikuar

-

Nga

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ngre pikpyetje për raportimet kontradiktore të kryeministrit Edi Rama dhe komitetit për shifrat e vaksinimit.

Dasho shkruan se Ministria dhe Komiteti duhet të sqarojnë opinionin publik nëse janë duke mashtruar sërish apo fushata e vaksinimit ka dështuar.

“Në datën 9 prill, kryeministri Rama deklaroi se ishin kryer 250,676 vaksinime. Ndërkohë sot, dy ditë më pas, komiteti deklaron 256,848 vaksinime.

Ndërsa pretendohet se realizohen 10 apo 20 mijë vaksinime në ditë, tanimë rezulton se vaksinohen rreth 3 mijë persona në ditë.

Ministria dhe komiteti bëjnë mirë të sqarojnë publikun:

A janë duke mashtruar sërish siç kanë bërë gjatë gjithë pandemisë, apo fushata e vaksinimit ka dështuar?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE