LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi disa risi”/ Ministrja Kushi zbulon si do hartohet teza e provimeve të maturës

1 Mars 2021, 16:30, Politikë CNA
“Kemi disa risi”/ Ministrja Kushi zbulon si do hartohet teza e

Pandemia e Covid-19 ka prekur çdo sektor të shoqërisë, përfshirë edhe sistemin arsimor duke detyruar nxënësit dhe studentët t’i ndjekin mësimet në distancë. Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se në dhjetë bashki të vendit, ku numri i të infektuarve është i lartë procesi mësimor vijon të bëhet online.

?Fokusi ynë kryesor ka qenë të përballojmë situatën dhe pandeminë e Covid-19. Pandemia ka ndikuar të gjithë sektorët dhe padyshim edhe arsimin. Në këto moment ne jemi duke zbatuar skenarin e kombinuar, sipas të cilit nxënësit e arsimit fillor nga klasa 1-5 dhe maturantët janë gjatë gjithë kohës në shkollë, ndërsa nxënësit nga klasa 6-11 janë me skenar të kombinuar. Gjysmën në shkollë dhe gjysmën e javës mësim online nga shtëpia. Kemi dhjetë bashki, që situata është më rënduar dhe në këto dhjetë bashki, gjimnazistët janë duke zbatuar skenarin e tretë, mësimin online?, tha ajo.

Ajo shtoi se mësimi online nuk e ka efektshmërinë e mësimit me prezencë fizike të nxënësve, por parësore në këtë situatë shtoi znj. Kushi është ruajtja e shëndetit.

?Për këtë vit shkollor ne nuk ishim të papërgatitur, normal në fillim të muajit mars po, por ne kemi punuar gjatë gjithë verës pikërisht për të marrë masat dhe përballur këtë situatë. Mësimi online nuk mund ta zëvendësoj mësimin që bëhet në shkollë, por ne po përpiqemi maksimalisht edhe me trajnime si për mësuesit dhe nxënësit, tashmë pjesa më e madhe janë favorizuar me metodologji të re?, tha ajo.

Lidhur me procesin e provimeve të maturantëve, ministrja e Arsimit  tha se teza do përmbajë pyetje me zhvillim dhe alternativa.

?Maturantët janë në një moment kritik për të ardhmen e tyre. Sa i takon maturës shtetërore. Komiteti i Maturës Shtetërore ka hartuar rregullore që është publikuar në faqen e ministrisë. Në këtë vit kemi disa risi, ndryshe nga viti i kaluar. P.sh kemi përfshirë edhe pyetjet, që kërkojnë zhvillim në përgjigje. Pas diskutimeve dhe konsultimeve edhe me maturantët, vendosëm që të kemi pyetje me zhvillim dhe me alternativa?, shtoi Kushi.

Përballë gazetares Loneta Progni në Euronews Albania, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tregoi detaje rreth provimeve të maturës, ndërsa garantoi maturantët se brenda 30 qershorit të gjitha rezultatet do të bëhen publike.

?Pyetjet siç e thashë janë 20 me alternativa dhe 40 janë pyetje me zhvillim. Pragu i kalueshmërisë është 25 %. Po punojmë që edhe rezultatet e provimeve të shpallen në një kohë të shpejtë, duke marrë në konsideratë që një pjesë e maturantëve duan të studiojnë jashtë vendit. Brenda 5 korrikut, maturantët do t?i kenë diplomat e tyre, ndërkohë që brenda 30 qershorit do jenë të shpallura rezultatet?, theksoi ministrja Kushi./euronews

Lajmet e fundit nga