Connect with Us

“Ka ndjekur me përpikmëri këshillat e Veliajt”/ Artan Hoxha: Ja pse atentatori i Behar Sofisë u largua me biçikletë

Aktualitet

“Ka ndjekur me përpikmëri këshillat e Veliajt”/ Artan Hoxha: Ja pse atentatori i Behar Sofisë u largua me biçikletë

Publikuar

-

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetin social Facebook tregon se përse vrasësi i Behar Sofisë u largua me biçikletë pas krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të Tiranës, pranë Piramidës, ndërkohë që ajo që ra në sy ishte largimi i tij me biçikletë, ku është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.

Sipas Artan Hoxhës, autori ka përdorur biçikletën për të shmangur trafikun, duke qenë se vrasja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit.

Mes ironisë, Hoxha shprehet se atentatori i ka ndjekur pikë për pikë këshillat e kryebashkiakut Erion Veliaj për të lëvizur me biçikletë e për të mos e ndotut ambientin, ndërsa shtoi se duhet të krijohet një skuadër polici me biçikleta se autoveturat e tyre po ngecin në trafikune çmendur të Tiranës.

“Si ndikoi “transformimi i levizshmerise urbane” te vrasesit me pagese?! Pse vrasesi i fundit, u largua me biçiklete???!!!

Me trafikun e tmerrshem qe ka Tirana, mos prisni, qe vrasesit profesioniste te largohen pas atentatit me makine!!! Mesa duket, vrasesi, qe tronditi kryeqytetin te enjten e kaluar, paska qene ndjekes i vemendshem i zhvillimeve te fundit ne Tirane.

Duke ndjekur keshillen e kryebashkiakut, per te mos ndotur qytetin, ai ka hequr dore nga makina apo motorri. Me mjetet e transportit tradicional, mund te bllokohej ne trafik dhe te rrezikonte arrestimin nga policia.

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Arrestohen 2 persona

Ne nje qytet ku rruget vazhdimisht ngushtohen dhe zgjerohen vetem korsite e biçikletave, vrasesi nuk eshte budalla.. Vendosi te vrase ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe te largohet qetesisht me biçiklete nga kodrat e liqenit…

Vrasesi mbase nuk eshte fans i kryebashkiakut, por e ka ndjekur pike per pike keshillen e tij. Ta gezosh çmimin kryetar, tashme sugjerimet e tua, po i ndjekin edhe vrasesit me pagese…

Te pakten krijoni dhe nje skuader policie me biçiklete, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen ne trafikun e çmendur te Tiranes…

Mos u çuditni nese heren tjeter, vrasesit do te largohen me betoniere. Pas biçikletave edhe betonieret, kane korsi te dedikuara ne qytetin e kryebashkiakut, qe ka “transformuar levizshmerine urbane””, shkruan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Publikuar

-

Nga

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avarinë e rrjetit elektrik në objektin bërthamor Natanz, “terrorizëm bërthamor”. Ali Akbar Salehi i bëri komentet përmes një raporti të publikuar në internet nga televizioni shtetëror iranian mbrëmjen e së dielës. Ai nuk përmendi se kë dyshon Irani për sabotim, por komentet e tij përshkallëzojnë tensionet aktuale në Lindjen e Mesme.

Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin, dyshimet ranë mbi Izraelin, ku media atje menjëherë raportoi se një sulm kibernetik shkatërrues i orkestruar nga ai vend kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mbrëmje u shfaq me shefat e tij të sigurisë, dhe drejtuesin e agjencisë së zbulimit Mosad, Yossi Cohen në prag të festës së pavarësisë së vendit.

“Nuk është e lehtë të shpjegosh atë që kemi arritur”, tha zoti Netanyahu për historinë e vendit të tij, duke shtuar se Izraeli ishte transformuar nga një vend i dobët në një “fuqi botërore”.

Nëse problemet në centralin bërthamor iranian janë shkaktuar nga Izraeli, kjo do të thellonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, që tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zoti Netanyahu, i cili u takua të dielën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, është zotuar të bëjë gjithçka që ai ka në dorë për të ndaluar marrëveshjen bërthamore.

Shumë media izraelite ofruan të njëjtin vlerësim, se një sulm kibernetik ndërpreu energjinë elektrike në objektin bërthamor Natanz dhe dëmtoi strukturën ku gjenden centrifugat e rëndësishme për pasurimin e uraniumit. Njoftimet e shtypit nuk bënin të ditur burimin e të dhënave për vlerësimin në fjalë, ndonëse media izraelite mban një lidhje të ngushtë me agjencitë ushtarake dhe të zbulimit në vend.

Zhvillimet në objektin bërthamor iranian vijnë ndërsa Teherani dhe fuqitë botërore vazhdojë të negociojnë lidhur me programin bërthamor iranian prej të cilit u tërhoqën Shtetet e Bashkuara gjatë drejtimit të vendit nga Presidenti Donald Trump.

LEXO EDHE:  Tiranë: Shtohen arrestimet për dhunë në familje pas vrasjes së gjyqtares Hafizi

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Arrestohen 2 persona

Pavarësisht akuzave të ngritura për sabotim në kompleksin bërthamor iranian Natanz nga Ali Akbar Salehi, i cili drejton Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, ai nuk fajësoi drejtpërdrejt dikë për incidentin.

Nëse pas avarisë në rrjetin elektrik fishihet Izraeli, kjo do të përshkallëzonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, të cilat tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar përgjatë Lindjes së Mesme.

“Për të penguar qëllimet e kësaj lëvizjeje terroriste, Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të përmirësojë me seriozitet të lartë teknologjinë bërthamore nga një anë dhe të heqë sanksionet shtypëse nga ana tjetër. Ndërsa dënon këtë veprim të dëshpëruar, Republika Islamike e Iranit thekson nevojën për një konfrontim nga organet ndërkombëtare dhe (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore) kundër këtij terrorizmi bërthamor” IAEA, citohet të ketë thënë Salehi sipas televizionit shtetëror iranian.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore (IAEA) që monitoron programin bërthamor iranian, tha më herët se ishte në dijeni të njoftimeve mediatike mbi incidentin në Natanz dhe se kishte biseduar me zyrtarët iranianë lidhur me situatën, por pa dhënë hollësi.

Zhvillimet e së dielës i ndërlikojnë përpjekjet amerikane, partneri kryesor izraelit për sigurinë, për të realizuar përsëri një marrëveshje bërthamore që synon të kufizojë programin e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Plumba ndaj Lalës/  Artan Hoxha zbardh metodat e hetimit

LEXO EDHE:  Grabitje me armë në Tiranë

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE