Aktualitet
Identifikimi biometrik/ Parlamenti miraton aktin normativ, i jep 2.42 miliardë lek KQZ

Parlamenti ka miratuar aktin normativ, duke i dhënë Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.
Duke qenë se KQZ e kishte të pamundur ta përballonte nga buxheti i saj këtë teknologji, buxheti i shtetit bën shtimin me 2.42 miliardë Lekë, për të financuar projektin “Për identifikimin elektronik të zgjedhësit”.
Ky investim, siç bëri me dije kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, nuk ndikon në parametrat makro, në borxh apo në deficit dhe mbështetet mbi pritshmëritë optimale të vitit 2021, që do të realizohen nga të ardhurat e tatueshme. Ky akt normativ u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 3 abstenime./CNA.al