LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ibra dhe trajneri i Serisë A në Sanremo, zbulohet kënga që do të këndojnë

1 Mars 2021, 18:12, Sport CNA
Ibra dhe trajneri i Serisë A në Sanremo, zbulohet kënga që

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dhe trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, këtë të enjte do të jenë prezent në Festivalin e Sanremos, i cili zhvillohet nga 2 deri më 6 mars.

Prezantuesi i Festivalit, Amadeus, në një konferencë zbuloi edhe këngën që do të këndojë sulmuesi i Milanit, së bashku me trajnerin Mihajloviç, një mik të vjetër të tij. Kënga që do të këndojnë është ?Io Vagabondo?, e kënduar nga grupi Nomadi në vitin 1972.

Suedezin do e shikojmë kështu në një version ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë më parë, ku pas shkëlqimit në fushat e lojës, tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në mikrofon.

 

Lajmet e fundit nga