Connect with Us

Habit Meta/ Për demokraci jap edhe jetën, nuk më ndal dot askush

Politikë

Habit Meta/ Për demokraci jap edhe jetën, nuk më ndal dot askush

Publikuar

-

Vlerësimi i DASH për Dvoranin/ Meta: Fletë lavdërimi si ato të Partisë së Punës!

Presidneti Ilir Meta ka qenë tejet i nervozuar mbrëmjen e sotme, ku ka folur për çështjet më të nxehta politike.

Teksa u ndal te çështja e Ardian Dvoranit, Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për deklaratën e Komisionit të Venecias.

Më tej, Kreu i Shtetit tha në emisionin “Frontline” se për demokracinë jep edhe jetën, ndërsa paralajmëroi se nuk e ndal dot askush.

Venecian se kam kërkuar unë, e kanë kërkuar tjetër kush. Venecia i ka dhënë 100% të drejtë presidentit të Shqipërisë. Ju e dini shumë mirë dy herë kanë dalë dy deklarata nga Komisioni i Venecias dhe janë ndryshuar pas pesë minutash, janë hequr pasi kemi reaguar ne dhe relator të Venecias që nuk blihen. Edi Rama e di mirë që nuk impresionohem nga këto punë. Ai ua hodhi në fytyrë marrëveshjen e 5 qershorit. Unë jam presidenti i Shqipërisë. Marrëdhëniet e mia me SHBA janë të shkëlqyera. Ai t’i lërë atë punë andej sepse për demokracinë japim edhe jetën, ne na ka mësuar një Rilindas i vërtetë, Petro Nini Luarasi. Neve nga rruga e demokracisë, e lirisë, nga rruga e sovranitetit, e votës së lirë, e drejtësisë e pavarur nuk na ndal askush”, theksoi presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE