Politikë
“Është provë për funksionimin e demokracisë”/ Varhelyi flet për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh sot Shqipëria ndodhet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamenatre, ku theksoi se ato do të jenë një provë për të parë funknsionimin e demokracisë shqiptare.
“E dimë që së shpejti do ketë zgjedhje parlamentare. Shprehëm shpresën se do jenë të lira e tëndershme, do kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare. Inkurajuam Shqipërinë të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, sepse rezultatet janë të rëndësishme për të bindur shtetet anëtare për të celur negociatat.” përfundoi Varhelyi.
Komisioneri për Zgjerimin theksoi më tej se ndonëse sfidat për Shqipërinë janë panumërta, kjo për shkak të pandemisë që ka përfshirë botën por edhe tërmetit që goditi vendin më herët, ajo ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.
“Para pandemisë Shqipërisë iu desh të përballet me një tërmet të fortë. Sfidat janë të panumërta në Shqipëria e ne shohim se po jep rezultate e po mban premtimet që ka bërë dhe po përmush kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.
Jo vetëm ka mundur ta bëjë këtë por ka dhënë rezultate në fushën e të drejtës e fusha të tjera. Kriteret janë përmbushur për konferencën e parë”, tha Varhelyi./CNA.al