Connect with Us

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Sociale

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Publikuar

-

Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të vogla të drejtuara nga Zelanda e Re, Vietnami, Tajvani, Tailanda, Qipro, Ruanda dhe Islanda, renditen si 10 vendet e para tëbotës që e menaxhuan mëmirë reagimin e tyre ndaj Covid-19.

Në studimin e botuar në revistën BMJ, drejtuesi i studimit të Universitetit Flinders, Fran Baum, iu bashkua ekspertëve nga e gjithë bota, për të reflektuar mbi parashikimet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (tetor 2019) në rastin e një emergjence të shëndetit publik.

Së bashku me Australinë, Letoninë dhe Sri Lankën si vendet me reagimet më të mira, lista nxjerr në pah disa nga 10 shkaqet kryesore, se përse disa vende ishin të suksesshme dhe disajo në frenimin e pandemisë së Covid-19 gjatë vitit të kaluar.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda, Australia, Kanadaja, Tajlanda, Suedia, Danimarka, Koreja e Jugut, Finlanda (Franca, Sllovenia dhe Zvicra), u renditën si “më të përgatiturat”

në indeks. Ndërsa vendet me të ardhura të larta, raportojnë një rezultat mesatar prej 51.9pikësh (nga 100 të mundshmet), indeksi tregon se bashkërisht, gatishmëria ndërkombëtare ndaj epidemive dhe pandemive mbetet shumë e dobët, vë në dukje studimi.

“Tani ne i dimë10 faktorë që kontribuan që indeksi të mos parashikonte dot reagimet e një vendi, përfshirë anashkalimin e fuqisë që kanë kontekstet politike, ekonomike, sociale, si dhe roli i shoqërisë civile -sidomos në vendet e zhvilluara perëndimore si SHBA-ja dhe Britania”- thotë profesori Baum, nga Instituti Sauthgejt për Shëndetësi Shoqëri dhe Barazi në Universitetin Flinders.

Dhjetë variablat e identifikuara në studimin e ri janë:

1. Konsideratë e kufizuar e globalizimit, gjeografisë dhe qeverisjes globale. Për shembull, kombet ishullore si Australia, Zelanda e Re dhe vendet e tjera të Paqësorit, mund të përgatiten të menaxhojnë më mirë pandemitë sesa organizatat rajonale siç është BE-ja.

2. Paragjykimi ndaj vendeve me të ardhura të larta. Pandemia nxori në pah kontrastet midis masave të bio–sigurisë në vendet me të ardhura të larta, dhe aftësisë së tyre reale për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit në respektimin e masave të parandalimit dhe kontrollit.

3. Dështimi për të vlerësuar si duhet kapacitetet e sistemit shëndetësor.

LEXO EDHE:  Pse nuk mund t’i besohet investigimit të OBSH mbi origjinën e Co vid -19

4. Roli i udhëheqjes politike. Nën kushtet e pandemisë, a e kuptojnë udhëheqësit dhe a e menaxhojnë sëmundjen infektive bazuar në provat shkencore? Për shembull, kryeministrja e Zelandës së Re Xhakinta Ardern ishte e qartë dhe e prerë, duke pasur një rezultat shumë më të mirë sesa parashikohej në indeks.

5. Konteksti i sistemeve politike, shoqërore, kulturore dhe financiare të vendeve. Për shembull, SHBA-ja, Belgjika, Australia dhe Afrika e Jugut, kanë pasur përgjigje të nivele federale, por veç e veç patën përgjigje dhe rezultate krejt të ndryshme ndaj pandemisë.

6. Kufijtë e sistemit shëndetësor kombëtar, nuk kanë qenë gjithmonë të ndërlidhura si një faktor parashikues. Për shembull, vendet me të ardhura më të ulëta si Ruanda dhe Vietnami,patën rezultate më të mira, ndoshta për shkak të alokimit më të mirë të burimeve të kufizuara.

7. Pandemia i theksoi pabarazitë e mëparshme shëndetësore dhe sociale në disa vende me të ardhura të larta, si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ku grupet etnike në pakicë përjetuan më shumë dëme nga Covid-19.

8. Indeksi nuk parashikoi efektet e ndryshimeve në dispozitat e sigurimeve shoqërore për një epidemi të zgjeruar.

9. Nuk u vlerësua kapaciteti civil për një përgjigje ndaj pandemisë. Për shembull, rrjetet e veprimit në komunitet në Afrikën e Jugut në Kejptaun, po punojnë për të amortizuar pasojat e bllokimit dhe për të zvogëluar transmetimin e virusit në komunitet.

10. Një hendek midis kapacitetit dhe përdorimit të tij. Për shembull, ndërhyrja politike në SHBA e bllokoi punën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që zakonisht hartojnë në mënyrën e duhur dhe uniforme programe të avancuara të trajnimit mbi epidemiologjinë. / Eurekalert – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Njihuni me parashikimin e motit të për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Mesdita pritet që të sjellë vranësira në zonat jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërish reshjet e dëborës.

LEXO EDHE:  Në Itali, numri i të shëruarve 5 herë më i madh se infektimet ditore/ Vdesin 30 persona

LEXO EDHE:  Paralajmërim i frikshëm nga SHB/ Pritet rritje tronditëse e numrit të vdekjeve nga Covid-19

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbrojtja nga vaksinat kineze?/ Tomini shpjegon efektivitetin e saj

Publikuar

-

Nga

Rekord rastesh me Covid-19/ Regjistrohen 119 të infektuar në 16 qytete

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur lidhur me situatën e Covid në vendin tonë.
Në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2, u shpreh se jemi në situatë të qëndrueshme pandemike, me tendencë në rënie të rasteve të konfirmuara.

“Ka incidencë në rënie të rasteve të shtrimeve në spitale. Është situatë e qëndrueshme, por nuk duhet ulur vigjilenca. Edhe pse vaksinimi vijon intensivisht, duhet të vazhdojë zbatimi i masave”, theksoi Tomini.

Kur u pyet mbi vaksinat që po përdoren në vendin tonë, Tomini deklaroi: “Vlerësimi i proceseve pas vaksinimit nuk bëhet në një ditë. EMA, edhe pse e certifikoi vaksinën AstraZeneca për shembull, e pezulloi më pas. Çdo vaksinë ka efektet e veta të padëshiruara, të vogla apo të mëdha. Vaksinat aktuale nëpër botë, dhe në Shqipëri, kanë objektiv që të ulin efektet e formave të rënda, të ulin vdekjet dhe t’i japin imunitet popullatës. Ne sigurisht që do të kemi imunitet dhe ulje të rasteve të rënda”.

Ndërsa, sa i përket efektivitetit të vaksinave kineze, Tomini u shpreh: “Efektiviteti i vaksinës është i ndryshëm, sipas studimeve klinike të deritanishme. Në Turqi, efektiviteti është matur në 86,5%, ndërsa në Brazil është 50,6%. Por, është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi se në cilin moment të ecurisë së pandemisë është kryer vlerësimi i efektivitetit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Udhëtimet jashtë vendit/ Publikohen masat anti-COVID për çdo shtet

Publikuar

-

Nga

Cilat janë vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Ministria e Jashtme ka informuar qytetarëve lidhur me rregullat që duhet të dinë para se të dalin jashtë vendit.

Pas lirimit të masave nga disa shtete Ministria e jashtme jep informacion të detajuar për rregullat që kanë shtetet e tjera në kuadër të masave anti Covid.

“Dëshironi të informoheni rreth regjimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë jashtë vendit gjatë situatës me COVID 19 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Për të shkuar të informacioni i detajuar për çdo shtet kliko masat!

 

LEXO TE PLOTE