Connect with Us

A ka prezencë të mutacionit të Covid në Shqipëri?/ Anëtari i Komitetit Teknik jep përgjigjen

Aktualitet

A ka prezencë të mutacionit të Covid në Shqipëri?/ Anëtari i Komitetit Teknik jep përgjigjen

Publikuar

-

A ka prezencë të mutacionit të Covid në Shqipëri?/ Anëtari i Komitetit Teknik jep përgjigjen

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht dhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi u shpreh në Euroneës Albania se ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët jashtë vendit për prezencën e mutacioneve të reja të COVID-19 në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ai theksoi se pritet konfirmimi i laboratorëve të specializuar të Anglisë dhe shtoi se duke parë se në çdo vend të rajonit ka mutacione, nuk përjashtohet mundësia e ekzistencës së tyre në Shqipëri.

Sa i përket numrit të lartë të fataliteteve të ditëve të fundit, ai tha se numri i lartë i të infektuarve normalisht që sjell dhe numër të lartë të vdekjeve.

Zoti Koraqi nuk dha një datë se kur do të mblidhet sërish Komitetit i Eksperteve për të komunikuar masat e reja.

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave në Shqipëri/ Taulant Muka ngre alarmin: Do vijë me pasoja

“Mesa di unë do të bëhet një mbledhje, por nuk e di ekzaktësisht”, u shpreh ai.

Ai tha se masat anti-COVID duhet të respektohen nga qytetarët dhe njëkohësisht duhet të ketë kontrolle nga institucionet.

“Janë qytetarët që duhet të zbatojnë masat për parandalimin e virusit. Në radhë të dytë janë institucionet kontrolluese që duhet të shikojnë nëse zbatohen rregullat nëpër lokale. Nuk është detyrë e Komitetit Teknik dhe specialistëve që të shohin respektimin e masave”, tha ai.

“Komiteti është institucion që këshillon, pastaj vendimet i merr tjetër kush”, përfundoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sherr me thika në Elbasan/ Plagoset 30 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika në Elbasan/ Plagoset 30 vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.

Sipas ABC News, i plagosur ka mbetur 30 vjeçari me iniciale E.Z i cili është qëlluar disa herë me thikë ku ka marrë plagë të rënda.

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P.

LEXO EDHE:  “Mbledhja e Kuvendit kundër masave anti Covid”/ Gjuzi “i tërheq veshin” Ruçit

LEXO EDHE:  Zvicra vendos karantinë të detyrueshme për shqiptarët/ PD: Rama nuk informon qytetarët, e ka mendjen tek…

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e sherrit që çoi më pas në plagosjen e 30-vjeçarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ekspertët: Dezinformimi rus, pengesë për imunizimin kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Dezinformimi rus, pengesë për imunizimin kundër koronavirusit

Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit, për të ndihmuar 92 vende më në nevojë për fushatën e imunizimeve deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ndërkaq ekspertët thonë se Rusia po punon për të diskredituar vaksinat perëndimore dhe po reklamon intensivisht vaksinën e saj Sputnik V. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anush Avetisyan njofton.

Kur administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat miratoi vaksinën Pfizer për të luftuar koronavirusin në dhjetor 2020, Rusia e kishte gati fushatën e saj të dezinformimit duke u përpjekur të bindte publikun se vaksina ishte e rrezikshme.

Grupe mediatike ruse dhe postime në median sociale përhapnin pretendime të pabaza se vaksinimi kishte shkaktuar vdekje dhe se vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna shkaktonin mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se këto pretendime të rreme të përhapura nga Rusia synojnë të minojnë besimin tek vaksinat që prodhon Perëndimi.

Info-demia, siç e kemi cilësuar, është problem po aq i madh sa edhe pandemia. Kjo fushatë përcjell informacion që po përhapet nëpër botë më shpejt sesa vetë virusi,” thotë një zëdhënëse e OBSH-së.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 4 raste të reja
LEXO EDHE:  Ishte prekur me Covid/ Ndërron jetë në Itali mjeku Bledi Nini

Por Rusia nuk është e vetmja që përhap dezinformim. Shërbimi i Jashtëm Evropian tha në raportin e tij të fundit se media pro-Kremlinit, si edhe Kina po punojnë për të minuar besimin tek vaksinat evropiane e amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se po bëjnë ç’është e mundur për të luftuar dezinformimin.

Bashkëpunojmë me partnerë të ndryshëm, që nga qeveritë e deri tek shoqëria civile për t’iu përgjigjur kësaj fushate. Sidomos në kushtet e një pandemie globale, ku ka rëndësi të veçantë vaksinimi i popullatës, njerëzit duan të dëgjojnë të vërtetën. Për fat të mirë, po shtohet numri i organizatave të angazhuara për të arritur imunizimin,” thotë Daniel Kimmage, zyrtar në Departamentin e Shtetit.

Kjo fushatë dezinformimi e bën më të vështirë luftën kundër pandemisë.

Mosbesimi që po mbjell Rusia dëmton edhe interesat e saj, thonë ekspertët, duke sjellë si shembull rezistencën që kanë shfaqur vetë rusët ndaj vaksinës Sputnik V./voa

LEXO TE PLOTE