Seria A
VIDEO/ Sinfonia e 9-të në “San Siro”, Interi merr “arratinë”

Interi i Antonio Contes nuk ndalet dhe me 3-0 ndaj Genoa-s tashmë ka nisur arratisjen. Kjo sepse ndaj Milanit që do të luajë sonte diferenca është 7 pikë dhe ndaj Juventusit që ka një ndeshje më pak (atë ndaj Napolit) në 10 pikë.
Eshtë sinfonia e nëntë për zikaltërit në “San Siro”, aty ku është kthyer në një fortesë. Për të bërë llogaritë me këtë mendon Genoa, që pas 35 sekondash e gjen veten në disavantazh me golin e Romelu Lukakut.
Për të ardhur te goli i dytë do të duhet të kalojnë gati 70 minuta kur Darmian gjen rrjetën pas një asist të belgut. Më pas në festë merr pjesë edhe Alexis Sanchez që rrumbullakos në 3-0 rezultatin.
27 pikë në 27! Interi në “San Siro” ka fituar nëntë ndeshje radhazi dhe kjo është diçka e pabesueshme.