Connect with Us

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pasuria e gjyqtarit që dënoi ish kryebashkiakun

Vetingu

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pasuria e gjyqtarit që dënoi ish kryebashkiakun

Publikuar

-

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pasuria e gjyqtarit që dënoi ish kryebashkiakun

Gjyqtari Ilir Përdeda po hetohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që prej më shumë se një viti.

Përdeda nuk është një emër i panjohur për opinionin publik.

Ai ka gjykuar dosjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin, ku objekt hetimi ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Kujtojmë se në total gjyqtari Ilir Përdeda dha 37.6 vite burg për 17 persona, nga 43.6 vite që kishte kërkuar prokurori Erjon Shehaj.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka, u dënuan me 4 vjet burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat e gjyqtarit burojnë nga paga e tij dhe biznesi i bashkëshortes, farmaci.

Patundshmëri, gjyqtari Përdeda deklaron vetëm një apartament banimi 83 m2, me vlerë 17 666 milion lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Ilir Përdeda.

Viti 2003

Ap banimi 83 m2 në Rubik me vlerë 17 666 milion lekë.

Llogari rrjedhëse me vlerë, 2 798 141 lekë.

Gjendje cash, 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 741 657 lekë.

Dieta 15 200 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 980 777 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci, 3 986 222 lekë.

Llogari rrjedhëse e biznesit, 228 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash në banesë shtuar në 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 1 055 241 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 4 784 434 lekë.

Qira për dyqanin e bashkëshortes, paguar 300 000 lekë. Pa paguar 60 000 lekë.

Viti 2006

Shtuar gjendja cash me 700 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 1 007 136 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 5 303 755 lekë.

Qira për dyqanin e bashkëshortes, paguar 300 000 lekë. Pa paguar 60 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes 1 700 000 lekë.

Viti 2007

Shtuar gjendja cash, 700 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 1 050 756 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 5 710 098 lekë.

Qira për dyqanin e bashkëshortes, paguar 300 000 lekë. Pa paguar 60 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes 1 700 000 lekë.

Viti 2008

Shtuar gjendja në depozitën bankare 775 500 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Mirditë, 902 348 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 5 240 500 lekë.

Qira për dyqanin e bashkëshortes, paguar 300 000 lekë. Pa paguar 60 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 2 400 000 lekë.

Viti 2009

Shtuar gjendja në depozitë, 700 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 062 001 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 6 700 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 3 000 000 lekë.

Gjendje cash e bashkëshortes 875 500 lekë.

Viti 2010

Shtuar gjendja në depozitë, 700 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë,1 065 306 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 6 700 163 lekë.

Qira për dyqanin e bashkëshortes, paguar 300 000 lekë. Pa paguar 200 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 3 000 000 lekë.

Gjendje cash e bashkëshortes 1 575 500 lekë.

Viti 2011

Shtuar gjendja në depozitë, 900 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 040 875 lekë.

Xhiro e biznesit, farmaci në emër të bashkëshortes, 7 053 940 lekë.

Paguar qiraja e lokalit, 200 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 3 000 000 lekë.

Gjendje cash e bashkëshortes 2 475 500 lekë.

LEXO EDHE:  Nga "Mjaft"-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres së Mbrojtjes, pas martesës

Viti 2012
Gjendje në depozitën bankare, 4 659 800 lekë.

Gjendje cash, krijuar nga kursimet 1 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 060 877 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si drejtuese ligjore e një farmacie, 215 010 lekë.

Fitimi nga biznesi, farmaci i bashkëshortes, 917 603 lekë.

Viti 2013

Gjendje cash, 1 800 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 108 425 43 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 4 849 800 lekë.

Gjendje llogarie, 36 443 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si drejtuese ligjore e një farmacie, 223 926 lekë.

Fitimi nga biznesi, farmaci i bashkëshortes, 659 735 lekë.

Viti 2014

Depozitë bankare shtuar me  16  927 80 lekë.

Depozitë bankare në shumën 7 960 12 lekë.

Gjendje cash, 1 000 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të biznesit të bashkëshortes, 126 844 lekë.

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 115 lekë, 18 lekë dhe 2 051 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 411 382 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtuese ligjore e farmacisë, 230 212 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 24 887.92 lekë.

Fitimi i biznesit të drejtuar nga bashkëshortja, 922 826 lekë.

Viti 2015

Diferencë e patërhequr nga paga e subjektit deklarues, 795 lekë.

Gjendje në llogarinë bankare të farmacisë së bashkëshortes, 102 852 lekë.

Interes nga depozita bankare, 1 008 lekë.

Depozitë bankare, 1 000 000 lekë.

Diferencë e patërhequr nga paga e bashkëshortes, 852 lekë.

Shtuar gjendja cash, 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 489 188  lekë.

Fitimi nga biznesi, farmaci i bashkëshortes, 1 194 037 lekë.

Interesa nga depozita bankare, 1 008 lekë.

Viti 2016

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 257 68 lekë.

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes, 1 151 286 lekë.

Gjendje në llogarinë bankare të farmacisë së bashkëshortes, 1 283 391 21 lekë.

Gjendje llogarie e bashkëshortes, 12 752 65 lekë.

Gjendja cash pakësuar me 1 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 449 463 lekë.

Fitimi nga biznesi, farmaci i bashkëshortes, 1 498 141 lekë.

Interesa nga bono thesari, 49 586 lekë.

Shtuar depozita e bashkëshortes, 1 151 286 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, 12 752 65 lekë.

Viti 2017

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 925 78 lekë.

Gjendje cash në banesë 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 491 169 lekë.

Fitimi nga biznesi, farmaci i bashkëshortes, 1 222 322 lekë.

Interesa të bashkëshortes nga bono thesari dhe depozita bankare në shumat 63 000 lekë dje 20 932 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, 328 952 65 lekë.

Gjendje në llogarinë e farmacisë së bashkëshortes, 1 595 390 lekë.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortes, 7 103 982  36 lekë.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortes, 7 083 000 lekë.

Gjendja cash 1 100 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga në farmaci, 328 952 65 lekë.

Viti 2018

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 2287. 43 lekë.

Kartë krediti e subjektit deklarues në shumën 250 000 lekë.

Pakësuar gjendja cash në banesë me 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 487 362 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes në llogarinë e biznesit, 1 650 000 lekë.

Interesa në trajtë çmimi kuotash të përfituar nga bashkëshortja, 301 374 lekë.

Fitimi nga biznesi, farmaci i bashkëshortes, 1 235 337 lekë.

Të ardhura nga karta e kreditit të bashkëshortes, 250 000 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, 1 516 580 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 1 067 786 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga tërheqja e dividentit të biznesit, 1 500 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Tensione në KPK/ Prokurori rebelohet, ndjek nga pas Komisionerët e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Beratit Tasim Puci, pasi e ka gjetur me shkelje në të tria kriteret.

Por, pas dhënies së vendimit ka reaaguar ashpër prokurori Puci. Sipas Birn, situata është tensionuar, pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Prokurori Puci,ka ndjekur anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Situata është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

“Jam pa shtëpi e katandi,” ka thënë prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.
Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Pas dorëheqjes, Alaudin Malaj i kërkon KPA-së prishjen e vendimit të KPK-së

LEXO EDHE:  Gjyqtarët e Apelit në panik nga Vettingu/ Refuzojnë të kandidojnë për në KLGJ

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK “i pret kokën” prokurorit që shkonte i dehur në seancë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Beratit, Tasim Pucci për shkak të problemeve me pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Pucin. Sipas këtij raporti Puci kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Puci e ka ushtruar profesionin e prokurorit që nga viti 2003, në Skrapar. Në kuadër të procesit të Vettingut, KLP ka analizuar tre dosjet e zgjedhura nga prokurori dhe pesë dosjet e zgjedhura me short dhe ka marrë parasysh të gjithë ankesat dhe vërejtjet për këtë prokuror, ndërsa ka shqyrtuar aftësitë profesionale.

Kujtojmë se prokurori Tasim Buci, më herët është ndëshkuar me “vërejtje” nga KLP. Siç ka raportuar e përditshmja “Panorama”, ai është akuzuar se ka shkuar në gjendje të dehur në një gjyq të zhvilluar në Berat, ndërsa në Tiranë në një proces të ndjekur prej tij, prokurori nuk ka respektuar solemnitetin në paraqitjen fizike të veshjes.

Gjithashtu prokurori Tasim Puci është denoncuar në vitin 2016 nga emisioni investigativ “Stop”, me argumentin se në bashkëpunim me gjykatën iu kishin dhënë lirinë, dy shtetasve të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Dy shtetasit rezultonin të ishin të afërm të kryebashkiakut të Poliçanit, përkatësishtë vëllai dhe kunati./CNA.al

Skandalet e drejtësisë në Vetting/ Prokurori i dehur në seancë dhe me veshje joetike

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Nga paratë e martesës tek apartamenti në Tiranë/ Si ka ndryshuar në vite pasuria e gjyqtarit të Llallës

LEXO EDHE:  Nga paratë e martesës tek apartamenti në Tiranë/ Si ka ndryshuar në vite pasuria e gjyqtarit të Llallës

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE