Life Style
Tentoi t’i jepte fund jetës se e bullizonin/ Historia prekëse e vajzës nga Lezha

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” është trajtuar historia e Paolës, vajzës nga Lezha që ishte bullizuar vazhdimisht nga shoqëria. Mamaja e saj Liljana rrëfeu historinë e jetës së saj. Ajo ishte njohur shumë vite më parë me babin e Paolës dhe ishin martuar. Pas disa kohësh ish bashkëshorti kishte filluar ta dhunonte dhe për këtë arsye ajo kishte vendosur të divorcohej nga ai.
Si rrjedhojë gjendja e saj ekonomike dhe puna që bënte kishin ndikuar edhe tek vajza e saj Paola e cila kishte tentuar ti jepte fund jetës së saj prej bullizimit që I bënte shoqëria për këtë fakt.. Liljana e kishte thirrur Paolën për ti dhënë mesazhin “Dua që të bëhesh e fortë dhe të mos dëgjosh se çfarë të thonë të tjerët. Unë jam këtu për ty e do jem gjithmonë duke të mbështetur! Prandaj mos u mërzit më”.
Paola rrëfeu vështirësitë dhe sa shumë ishte lënduar nga shoqëria që e rrethonte saqë kishte menduar edhe vetëvrasjen:
“Kam rënë pre e bullizmit shumë e vogël dhe u lëndova shumë. Më lëndonin, më përbuznin për fatkeqësitë që më kishin ndodhur në jetë. Pavarësisht përpjekjeve të mia që ata të ndalonin, kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Jeta më dukej e kotë, sepse askush nuk po më përkrahte, aq sa arrita të mendoja vetvrasjen.”/ CNA.al