LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk ikën Vangjel Dule nga koalicioni?

28 Shkurt 2021, 13:30, Politikë CNA
Pse nuk ikën Vangjel Dule nga koalicioni?

Partia Demokratike dorëzoi në datën 24 shkurt listat e koalicionit, pa asnjë ndryshim përfundimtar, pasi u përjashtua vetëm një parti pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Nëpërmjet një skenari që Lulzim Basha e quan fitore ku arriti të firmoste edhe me PDIU e Shpëtim Idrizit dhe me Vangjel Dulen.

Çfarë ndodhi në fakt?

Firmosi Shpëtim Idrizi, mori vendet e tij, pas vendimeve dhe debateve. Kuptohet që ai ka marrë më shumë mandate, ka më shumë përfaqësi edhe për shkak të votave që ka si parti. Nga ana tjetër, është Vangjel Dule, i cili në të gjithë Shqipërinë nuk merr dot vota për një mandat. Edhe pjesën e komunitetit grek që përfaqëson e ka të përçarë në shoqata, në disa parti etj.

Kujtojmë që në vitin 2015 Vangjel Dule iku nga qeveria sepse Shpëtim Idrizi u bë nënkryetar Kuvendi dhe në atë kohë Idrizi kishte pesë deputetë, kurse Dule ishte i vetëm dhe me mandat të dhuruar nga Edi Rama, kurse PDIU edhe pse në koalicion me PD kishte marrë gati 44 mijë vota në rang kombëtar, gati katër herë më shumë se PBDNJ e Vangjel Dules.

Atëherë Dule iku nga koalicioni dhe tha se qeveria nuk mund të mbajë edhe grekët edhe çamët. Tani që Lulzim Basha shpall fitoren pas formimit të koalicionit, pse nuk ikën Vangjel Dule, siç iku në vitin 2015.

Në 2015 donte karrigen e nënkryetarit të Kuvendit, pra postin e rëndësishëm parlamentar. Tani nuk e lë koalicionin. Megjithëse në vitin 2015 kishte fituar në koalicion me Edi Ramën dhe e la pushtetin. Po tani çfarë kërkon? Pse nuk ikën nga koalicioni Vangjel Dule? Kërkon karrigen e sigurt si deputet? Kërkon të mbajë PBDNJ peng ashtu siç ka gati 20 vjet që e mban? Ta përçajë dhe ta përdorë për interesat e tij personale?

Çfarë mund të përfaqësojë më tej Dule në një koalicion të cilin e ka firmosur me çamët pa asnjë konsultim, megjithëse ai pretendon se ka firmosur me Lulzim Bashën, por është i njëjti koalicion, e njëjta sigël që përfaqëson të dyja palët.

Vangjel Dule i cili ka marrë një vendim pa folur me forumet e partisë, pa mbledhur strukturat për një vendimmarrje të plotë, mesa duke këtë herë ka hall të marrë karrigen e tij të deputetit dhe asgjë më shumë dhe jo të përfaqësojë një komunitet ashtu siç i takon me dinjitet dhe me votat reale që ka./CNA.al

Fitore kombëtare/ Si u ndërtua koalicioni Çamo-Grek i Lulzim Bashës

Lajmet e fundit nga