Connect with Us

“Programi i PD do bëhet realitet”/ Bylykbashi: Të shfuqizojmë termin ish pronarë, do shfuqizojmë…

Politikë

“Programi i PD do bëhet realitet”/ Bylykbashi: Të shfuqizojmë termin ish pronarë, do shfuqizojmë…

Publikuar

-

“Programi i PD do bëhet realitet”/ Bylykbashi: Të shfuqizojmë termin ish pronarë, do shfuqizojmë...

Ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh se me ardhjen në pushtet të PD do të shfuqizohet ligji i PS për rishpronësimin e pronarëve pas 70 vjetësh.

Përmes një postimi në rrjetin social, Bylykbashi kujton kohën kur ai përfaqësoi ish pronarët në Gjykatën Kushtetuese , duke theksuar se programi i PD për pronat do të bëhet realitet.

Bylykbashi thekson se në 25 prill do të zhduket termi ish pronar dhe të gjithë ata që janë endur me dosje dyerve të gjykatave do të marrin atë që meritojnë.

“Te shfuqizojme termin “ishpronare”

Ne 2015 ne emer te grupit parlamentar te PD deklarova se ligji i PS qe rishpronesonte pronaret pas 70 vitesh, DO TE SHFUQIZOHEJ sapo PD te vinte ne pushtet. Pata nderin t’i perfaqesoj ne Gjykate Kushtetuese duke kerkuar anulimin e ligjit.

Programi i PD-se per pronat do ta beje kete realitet. Ai ligj do te anulohet! Pas 25 prillit nuk duhet te kete ishpronare por vetem pronare qe gezojne pronen qe komunistet ua moren me arme e dhune pushteti.

LEXO EDHE:  Rilindjes i bien dy "dëshmorë"

Pronaret jane bosht identiteti i PD. Sot nuk jane vetem ata mijera qe ishin ende gjalle kur ra komunizmi dhe u enden 30 vite me dosje nen sqetull. Trashegimtaret e tyre sot jane dhjetera e qindra mijera qe presin drejtesi nepermjet kthimit te prones apo kompensimit real dhe jo perplasjes ne dyert e gjykarave. Ua kemi borxh atyre kete program.

Eshte reflektim i yni si PD qe kjo te marre fund! Nuk ka nevoje per shume kompleksitete e ligje apo VKM pa fund, por mjafton te jemi te drejte, te qarte e fjalembajtur me pronaret! Me 25 prill duhet te zhdukim fjalen “ishpronare”! Prona eshte e shenjte”, shkruan Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Publikuar

-

Nga

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit elektoral, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për numrin 9.

“Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije.

Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës.

 Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë.

Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Militanti i PD-së tronditi Elbasanin/ Patozi: Deklarata e Metës ishte e tmerrshme

Publikuar

-

Nga

“Basha i marrë peng nga qeveria”/ Patozi: Presidenti i acaruar, LSI po humb terren

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit.

Patozi i ftuar në “Report Tv” tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte ashtu si bëri.

“Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s’mund ta trajtonte që s’kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion“, u shpreh Patozi.

Ndër të tjera kordinatori I Bindjes Demokratike shtoi se kjo ndodh vetëm midis dy partive kryesore sepse kokat e këtyre partive janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet politike.

LEXO EDHE:  Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

LEXO EDHE:  Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

“Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke rikujtuar ato të vitit 2017 dhe kalimin në bashkëpunim ajo tha:

Akuzat e mia për zotin Basha vazhdojnë të jenë përsa i përket marrëveshjes së 2017-s dhe e dimë, ne jemi koshient që, në qoftë se LSI e solli Edi Ramën në 2013-n në pushtet me idenë që ishte koha e tij, sepse në fund të fundit ishte kryetari i Partisë Socialiste dhe i takonte Partisë Socialiste të drejtonte në atë kohë, në 2017-n ishte zoti Basha që e mbajti zotin Rama kryeministër, kështu që, qoftë LSI-ja apo qoftë PD-ja me djegien e mandateve i vunë vizën një lloj bashkëpunimi politik, që në shumicën e rasteve bashkëpunimi politik edhe për shkak të kulturës evropiane apo edhe të kulturës së politikës ndërkombëtare në vendet e zhvilluara, bashkëpunimi politik është një domosdoshmëri e cila e çon zhvillimin përpara.

Por, në Shqipëri, gjithmonë, bashkëpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik që mua me thënë të drejtën më ka krijuar pak skepticizëm kur ne flasim për stabilitet politik. Kam kuptuar që në tranzicion stabiliteti politik nuk është stabilitet politik./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ferdinand Xhaferraj nxjerr videon dhe denoncon PS/ Lëvizin pas orës policore

LEXO EDHE:  Ferdinand Xhaferraj nxjerr videon dhe denoncon PS/ Lëvizin pas orës policore

 

LEXO TE PLOTE