LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ortaku i bosit të Ndragetes”/ Berisha tregon 12 rrogat mujore që merr Arbian Mazniku

28 Shkurt 2021, 12:09, Politikë CNA
“Ortaku i bosit të Ndragetes”/ Berisha tregon 12 rrogat mujore

Ish kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbian Maznikun.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka nxjerrë të dhëna mbi 12 pagat mujore të Maznikut, përvecc asaj që merr nga Bashkia.

Sipas ish kryeministrit, Mazniku është një ortak i lidhur me mafien e Ndraghetës në Verona, ndërsa tregon se nga kush kompani që mbikqyren nga Bashkia Tiranë ai vjel të ardhura.

Postimi i plotë i Berishës:

Mafiozi me 12 paga!!

Apo Mafioz Mazniku ortaku i bosit te Ndragetes se Verones, Miglioranci.

Ky mafioz perveç rroges se tij si nenkryetar Bashkie merr dhe 12 paga te tjera ne muaj. sb

Maja e ajsbergut

ARBJAN MAZNIKU

1? Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare ?Eco Tirana? me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz ?Ndraghet?a? ka 49% aksione.

2?  Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

3? Mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë ?TI-VA Sh.a? me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze ?Ital-Tub?.

4? Administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

5? Mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë ?SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

6? Zv/kryetar i Bordit ?KLUB-FUTBOLL TIRANA?, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

7? Zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime ?CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA?, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë ?Aleat? të pasaportave.

8? Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë ?TIRANA AGRIKULTURE shpk? krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

9? Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë ?TIRANA DC Sh.a? krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

10? Emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi ?Abui Dhabi? për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

11? Emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

12? Deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga