Connect with Us

Në timon pa rrip sigurimi/ Nis ‘fushta’, “Mos bëj dhe ti si Luli!

Politikë

Në timon pa rrip sigurimi/ Nis ‘fushta’, “Mos bëj dhe ti si Luli!

Publikuar

-

Në timon pa rrip sigurimi/ Nis ‘fushta’, “Mos bëj dhe ti si Luli!

Fotoja e e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashan, teksa shijon fundjavën me bashkëshorten e tij duke udhëtuar me makinë, por pa vendosur rripin e sigurimit, ka sjellë reagime të shumta.

Pas kritikave të zëvendëskryeministrit Erion Braçe, ka reaguar dhe zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Duke i këshilluar qytetarët të mos veprojnë si kryetari i PD-së, ai tregon statistikat e aksidenteve fatale në vendin tonë, dhe thotë se shumë prej tragjedive mund të ishin shmangur nëse shoferët e pasagjerët do të kishin vendosur rripin e sigurimit.

LEXO EDHE:  Pse nuk lexon opozita?

“Mos bëj dhe ti si Luli!

Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11, kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë!

Më tepër se librat, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve.

Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë!”

May be an image of text

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Milot-Rreshen/ Plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Rreshen, ku janë pëplasur dy makina.

Policia bën me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere.

Dy të lënduarat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi policisë

LEXO EDHE:  Demokrati “shuplakë” Bashës/ Korigjojeni pisllëkun pa qenë vonë

LEXO EDHE:  Rama thumbon Kryemadhin/ Kryeministri pyet fallxhoren: Si e ke kryetaren e shoqatës

“Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./

LEXO TE PLOTE

Politikë

Interesim i jashtëzakonshëm nga tifozeria shkodrane për ndeshjen ndaj AEL Limasolit

Publikuar

-

Nga

Vllaznia do të luajë ditën e enjte ndeshjen e kthimit me skuadrën qipriotë të AEL Limasolit në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’. Ditën e djeshme, klubi shkodran bëri një njoftim për tifozët mbi çmimin e biletave të cilat varionin nga 300 lekë deri në 5 mijë lek të reja në tribunën VIP.

Por ditën e sotme, tifozët shkodran janë vërsulur drejt sporteleve për të siguruar një biletë pas ndeshja ka mjaft interes. Në një video të faqes ‘’Sport nga Bajraktari’’, shikohet radha e madhe e krijuar nga tifozët e Vllaznisë për të siguruar një biletë.

Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë në këtë ndeshje pasi vjen nga humbje minimale 1-0 dhe një fitore me po këtë rezultat do ta  çonte ndeshjen në shtesë duke rritur edhe më shumë shanset e shkodranëve për kualifikim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjonaj firmos marrëveshjen në Londër/ Pritet transferimi i të burgosurve shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, po zhvillon një vizitë pune në Londër, ku ka firmosur edhe marrëveshjen për transferimin e të burgosurve.

Kjo marrëveshje mundëson transferimin legjitim të shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri, për të kryer pjesën tjetër të dënimit, si dhe transferimin e shtetas britanikë të burgosur në Shqipëri në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar duke mundësuar mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri në vendin e tyre të origjinës ku ato mund të kontaktojnë familjet e tyre.

Sipas ministres Gjonaj, problemi kryesor është ndryshimi i procedures se transferimit në të dy vendet nisur nga fakti që për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga National Offender Management Service perderisa transferimi kryhet vetëm ne baze te urdhrit per transferim, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit (pa njohje nga gjykata), ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.-raporton BW.

LEXO EDHE:  Gazetari tallet keqazi me Bashën

Në disa raste, pozita juridike e subjekteve pas njohjes së vendimit britanik rezultoi e rënduar, për shkak të njohjes pa konvertim të dënimit (te vijimit te denimit) ose te mosllogaritjes së periudhës së vuajtur të dënimit.

LEXO EDHE:  Basha “hedh në kosh” kaubojsin me kobure/ Pas rrahjes Strazimiri mbetet jashtë Kuvendit

Për këtë arsye, ministrja Gjonaj është shprehur se “nga ana jonë me autoritetet britanike jane zhvilluar nga viti 2014 e ne vijim disa tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë e prokurorë për të evidentuar problematikat e hasura prej tyre dhe nevojat për ndryshim të marrëveshjes aktuale për të evituar problematikat”.

LEXO TE PLOTE