Connect with Us

Masat e kufizimit në pikat kufitare/ Ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Masat e kufizimit në pikat kufitare/ Ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Masat e kufizimit në pikat kufitare/ Ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm

Ashtu siç u paralajmërua ditën e djeshme, sot Greqi ka shtyrë masat e kufizimit me Shqipërinë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ambasada greke në Shqipëri bën të ditur se masat kufizuese në fuqi do të shtyhen ashtu siç janë, nga dita e sotme deri më 8 mars 2021.

Në Pikën Kufitare të Kakavijës kalimet do të bëhen midis orëve 07.00 të mëngjesit dhe 19.00 të darkës, jo më shumë se 400 në ditë, ndërsa të gjithë udhëtarët janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Në bazë të të dhënave epidimiologjike, masat kufizuese në fuqi, për persona që futen në Greqi nga Shqipëria, shtyhen ashtu siç janë, nga dita e sotme deri më 8 mars 2021.

Në veçanti, kalimet nëpërmjet Pikës Kufitare të Kakavijës, do të bëhen midis orëve 07.00 të mëngjesit dhe 19.00 të darkës, jo më shumë se 400 PLF, ndërsa personat që do futen në Greqi, do të vetëkarantinohen për 14 ditë”, thuhet në njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

Publikuar

-

Nga

Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

Shtetet e Bashkuara shënuan përmirësim, duke kaluar nga vendi i 48-të në vendin e 44-të vitin e kaluar, në renditjen për lirinë e medias të organizatës “Reporterët pa Kufij”. Por incidentet e dhunshme të kryera nga autoritetet dhe persona civilë kundër gazetarëve nxitën zyrtarët e zbatimit të ligjit në Xhorxhia për t’u bashkuar me një organizatë jofitimprurëse për një trajnim të përbashkët me gazetarët.

Për gazetarët në Uashington, viti filloi me sulmet ndaj Kapitolit në muajin janar. Më pas, një turmë pro ish-presidentit Trump kaloi barrikada, sulmoi gazetarët si dhe shkatërroi pajisjet e tyre.

Kjo dhunë ndaj gazetarëve erdhi pas verës së viti të kaluar, kur miliona njerëz protestuan për vdekjen e George Floydit në duart e policisë. Dhe policia gjatë këtyre protestave u përplas ndonjëherë me dhunë me protestuesit dhe median.

Kështu zyrtarët e zbatimit të ligjit në Xhorxhia dhe Shoqëria e Gazetarëve Profesionistë (SPJ) shqyrtuan mundësinë për një trajnim.

“Ajo që kemi këtu është një situatë proteste ku policia ka nevojë për të shpërndarë protestuesit. Ata po hyjnë në një zonë ku nuk duhet, ose gjërat kanë filluar të bëhen të dhunshme dhe protesta nuk është më paqësore”, thotë Charlotte Norsworth me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë.

Ish-presidentja e Organizatës së Gazetarëve Profesionistë në Xhorxhia, Charlotte Norsworth shfaqet në këtë video trajnimi si reportere para një turme protestuesish armiqësorë ndaj policisë.

Kursi në Qendrën e Trajnimit të Sigurisë Publike të Xhorxhias udhëzon të zbatohet ligji në vendin e konfliktit, por gjithashtu u mëson gazetarëve të respektojnë kufijtë ligjorë.

Chadd Wilson, është drejtori i divizionit për trajnimin bazë. Ai thotë se programi ndihmon në kapërcimin e ndarjes midis zbatimit të ligjit dhe mediave.

“Ju e kuptoni se nuk është vetëm një person me një mikrofon në fytyrën tuaj, ose nuk është vetëm një person me një aparat fotografik nga këndvështrimi ynë. Ata janë qenie njerëzore ashtu si ne. Dhe nga perspektiva e medias, mendoj se është e rëndësishme që ata të kuptojnë se ka një qenie njerëzore pas asaj mburoje dhe në fund të ditës të gjithë thjesht duam të bëjmë punën tonë”, thotë Chadd M. Wilson.

LEXO EDHE:  Video – Basha, njeriu i gafave/ Perlat e tij gjatë vitit 2020

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon foton domethënëse/ Infermieri i vjen në ndihmë të moshuarës në Lekbibaj

Norsworth dhe Wilson bien dakord se ka mosbesim në rritje midis gazetarëve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, pasi policia gjithnjë e më shumë është bërë objekt i protestave.

Të dy e cilësojnë këtë trajnim një hap të mirëpritur dhe në drejtimin e duhur.

“Unë mendoj se deri më tani ka qenë vendimi më i suksesshëm, se sa e menduam në fillim të trajnimit”

“Policia dhe gazetarët kanë të drejta që fillojnë dhe mbarojnë në afate shumë specifike. Është një rrugë me dy kalime që kërkon pjesëmarrje dhe respekt si nga policia ashtu edhe nga media. Nuk funksionon ndryshe.”

“Nëse nuk marrim asgjë tjetër përveç linjave të hapura të komunikimit nga kjo, unë mendoj se kemi bërë më shumë sesa shumë njerëz të tjerë kanë arritur ndonjëherë.”

Zoti Wilson thotë se trajnimi gjithashtu ekspozon oficerë nga zonat më rurale në praninë e mediave, që ata zakonisht nuk do të hasnin. Programi fizik është i ri, por modulet e trajnimit në internet janë në dispozicion për të gjithë zbatuesit e ligjit në Xhorxhia./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid-19/ Vathi tregon tri pengesat e sezonit turistik

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Vathi tregon tri pengesat e sezonit turistik

Kryetari i Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi është shprehur se sezoni turistik ka hasur tri pengesa që sipas tij janë tamponi, karantina dhe pengesa e tretë është ndalesa e udhëtimit për arsye joesenceiale.

Vathi më tej në një inetrvsitë për Abc tha se shqetësim mbeten vendet që mbajnë akoma Shqipërinë në hartën e kuqe.

“Këtu bëhet fjalë për tre pengesa që ka, tamponi, karantina dhe pengesa e tretë që nuk përmendet është ndalesa e udhëtimit për arsye joesenceiale. Pra turizmi futet tek arsyet joesenceiale. Shqetësimet janë për ata turistë që do të vijnë. Nëse përmendin Gjermaninë, ajo ka hequr vetëm karantinën, dhe jo ndalesën për të udhëtuar drejt Shqipërisë për arsye joesenciale. Unë do të thoja që lobimi është pjesa më e domosdoshme.

Vazhdimisht është kërkuar me forcë, që Shqipëria duhet të lobojë për të siguruar marrëveshje dypalëshve qoftë me një apo dy vende që kjo situatë të ndreqet, Greqia sot hapi kufirin me RMV, apo Bullgarinë për të pritur Serbët.

Shqipëria vijon të jetë e mbyllur akoma në një kohë kur situatë e infeksioneve është shumë më mirë se sa Greqia. Këtu vazhdojmë të vuajmë pasojat e dogmave shëndetësore kur rezultatet janë shumë të mira”, tha Vathi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Vendet e pasura duhet t’i ndajnë vaksinat me të tjerët, para se të jetë tepër vonë

LEXO EDHE:  Largimi i shqiptarëve/ Shehi: Më 25 prill ulim traun për të penguar azilin

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE