Kronika
Makina përplas motorin dhe ikën nga vendngjarja/ Niset për në Trauma një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Fushë Krujën me Vorën.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motor picerie dhe është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë raportohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është nisur me urgjencë për në Spitalin e Traumës.
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i të plagosurit, gjendja shëndetësore e të cilit është e rëndë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al