Connect with Us

“Krijova Mjaft-in por Rama më hapi derën”/ Veliaj: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të shaja PS, edhe sot kam…

Politikë

“Krijova Mjaft-in por Rama më hapi derën”/ Veliaj: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të shaja PS, edhe sot kam…

Publikuar

-

“Krijova Mjaft por Rama më hapi derën”/ Veliaj: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të shaja PS, edhe sot kam...

Në cilësinë e drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj është kthyer pas në kohë duke treguar se si u fut në PS.

Ai tha se la studimet në Amerikë dhe vendosi që të përfundonte shkollën dhe të krijonte lëvizjen “Mjaft” në Shqipëri. Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që hapi derën në PS.

“Unë kam lindur në Tirane, kam qenë 10 vjec kur kuptova se diçka po ndodhte po atë vit humba babain tim. Historia e fiqve është e vërtetë. Secili prej nesh duhet të bënte diçka për të mbijetuar. Kur shikoje politikën, e shihje diçka të ngatërruar.

Pata ecejake. Isha për studime në SHBA. Shkova dhe në Kosovë. U riktheva që të mbaroja shkollën. Një pyetje që i bëja vetes është se; të rri këtu në Amerikë që të jem një rondele që funksionon aq mirë, apo në Shqipëri që të jep si papaqë. Erdha në Shqipëri, e nisa duke sharë PS-në. Edhe sot kam kritika, por i them në shtëpi. Krijova “Mjaft”.

LEXO EDHE:  Sondazhi pas tërmetit/ Rriten PS-PD, firon ndjeshëm LSI

Dhe mendova sa të vijojmë me protesta, më mirë të bashkohemi për të në deputet. Edi më hapi derën për t’u futur në PS. Kur te partia jonë thau; dhëndri, vajza, kunati, njerëzit kthejnë kokën. Tek partitë e tjera kur e thua këtë, merret vesh për kë. Kupton se si bën karrierë në këtë parti. Jua thash këtë për t’ju thënë se nuk pyet se kush je në partinë tonë. Ne na bënë bashkë; një për të gjithë dhe të gjithë për një.”, tha Veliaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  Nje mesazh per Edi Ramen nga Nikoll Lesi/Mos u nervozo zoti Kryeministër !

LEXO EDHE:  Presidenti i paçes dhe pilafit

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Gazetari Neritan Sejamini ka vënë në vështirësi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, teksa kanë debatuar për investimet në insfrastrukturë.

Sejamini tha se gjatë qeverisjes së Ramës janë marrë shumë para borxh dhe janë bërë shumë pak investime në infrastrukturë, ndërsa kreu i qeverisë e ka kundërshtuar.

Por gazetari listoi disa nga rrugët që ka bërë qeveria, prej të cilave vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë dytësore.

Debati në Euronews Albania:

Sejamini: Keni marrë borxh 3.7 miliardë euro dhe jeni qeveria që keni bërë me pak investime në infrastrukturë në rrugë porte apo aeroporte. Pse keni vendosur që investimet t’i çoni në fusha të tjera dhe jo infrastrukturë, fushë që shton dhe rigjeneron ekonominë?

Rama: Ne nuk kemi bërë më pak, por më shumë, jemi qeveria që kemi investuar më shumë se sa çdo qeveri i mëparshme. Kemi investuar në disa rrugë të nisura prej tyre, më shumë se sa vetë ata kanë investuar.

Sejamini:  Kam përpara listën e rrugëve që keni ndërtuar ju, dhe vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë rrugë dytësore. Përveçse Rruga e Elbasanit dhe bypassi i Fierit, që janë rrugë të mëdha, të tjerat janë dytësore.

LEXO EDHE:  Fushta elektorale/ Rama mbledh kandidatët për kryebashkiak

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi anti Covid i të moshuarve në azilin e Shkodrës

Rama: Është Rruga e Pogradecit.

Sejamini: Është zgjerim, rindërtim.

Rama: Rruga e Arbrit.

Sejamini: Është koncesion privat, është vazhdim i asaj që nisi më herët.

Rama: Është projekt i ribërë nga e para. Janë 7 ura të ndërtuara nga buxheti i shtetit. Pjesa që lidh poshtë rrugën e Kombit, rruga që lidh Milot-Lezhën. E vërteta është që janë shumë, autostrada Durrës-Lushnjë-Fier është financuar nga ne dhe pjesa më e madhe e punës është bërë në qeverisjen tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE