LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi i Bundesligës në rënie të lirë, shkarkohet trajneri dhe zyrtarët, pjesë edhe futbollisti shqiptar

28 Shkurt 2021, 10:16, Sport CNA
Klubi i Bundesligës në rënie të lirë, shkarkohet

Schalke 04 humbi dje 5-1 me Stuttgart. Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit më të lartë të klubit kanë vendosur shkarkimin e trajnerit dhe disa zyrtarëve të tjerë. Në muajt e fundit, klubi nga Gelsenkirchen ka vetëm një fitore, teksa është rrugës për në Bundesliga 2.

Kriza financiare ka bërë që drejtuesit të shihnin të ardhmen te elementët pas shumë kosto, teksa në janar u afrua edhe mbrojtësi i Kombëtares gjermane, shqiptari Shkodran Mustafi.

Duket se skuadra ka vijuar të mos bëjë kthesën, me Kicker që bën me dije se bordi ka shkarkuar menjëherë dje në mbrëmje trajnerin Christian Gross, drejtorin sportiv Jochen Schneider, përgatitësin atletik Werner Leuthard dhe koordinatorin e skuadrës, Sascha Riether.

Lajmet e fundit nga