Showbizz
“Kanë nevojë për psikolog”/ Bledi Mane acaron ish konkurrenten e Përputhen

Sot në rubrikën “Në Trotuar”, Ana Lleshi dhe Bledi Mane kanë patur një debat shumë të fortë mes të dyve saqë ish konkurrnetja është detyruar të largohet nga emisioni e revoltuar duke bërtitur.
Gazetari Bledi Mane ka folur për menaxhimin e famës, duke thënë se personat që marrin pjesë në reality shoë si Përputhen apo të tjerë, kanë nevojë për psikolog pasi pësojnë një çrregullim mendor për shkak të famës.
Ai është shprehur se nuk kanë formimin intelektual sa ta kuptojnë famën e menjëhershme. Gjithashtu ka thënë se libri i fundit që ka lexuar Ana dhe Shqipja është menyja e Piceri Erës.
Mënyra të folurit ka revoltuar shumë ish konkurrenten Ana Lleshi, e cila i është drejtuar me një ton shumë të lartë të zërit dhe ka lënë emisionin./ CNA.al
View this post on Instagram