Connect with Us

Kaliforni, fushatë për vaksinimin e punonjësve të sektorit bujqësor

Bota

Kaliforni, fushatë për vaksinimin e punonjësve të sektorit bujqësor

Publikuar

-

Kaliforni, fushatë për vaksinimin e punonjësve të sektorit bujqësor

Për herë të parë, punëtorët morën pushim nga vjelja e produkteve në fermën Tudor në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë për të bërë vaksinën. Drejtori ekzekutiv i fermës, George Tudor thotë se punëtorët e fermave dhe mirëqenia e tyre, janë kritike për Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se kjo është e qartë. Dyqanet ushqimore, frigoriferët e shtëpive, të gjithë kanë nevojë për ushqim. Dhe ushqimi vjen nga këto fusha dhe nga puna e palodhur e këtyre punëtorëve”.

Këtyre komenteve i bëri jehonë edhe drejtorja e Shëndetit Publik në Distriktin Riverside, Kimberly Saruwatari.

“Ne e dimë që kjo është një fuqi punëtore thelbësore. Ne e dimë se ata janë të nevojshëm për zinxhirin e furnizimit me ushqim në të gjithë vendin, prandaj duam të sigurohemi që ata të vaksinohen.”

Por lufta kundër miteve që qarkullojnë për rreziqe nga vaksina kundër Covid-19 ka qenë një element i rëndësishëm i fushatës së vaksinimit, thotë Luz Gallegos, drejtore ekzekutive e organizatës Todec, e cila mbështet punonjësit e sektorit bujqësor.

“Anëtarët e organizatës sonë e dinin se do të ishte shumë e vështirë për komunitetin tonë që të bënin vaksinën, sepse ata vazhdojnë të dëgjojnë mite, informacione të pasakta për rrezikun e saj. Kështu që tre muaj më parë ne filluam një fushatë informimi në këtë komunitetit, duke biseduar me punëtorët dhe duke ofruar informacione për vaksinën.”

Punonjësi Esequl Hernandez thotë se nganjëherë ai beson se shëndeti i tij nuk është një shqetësim për shumicën e njerëzve. Kjo fushatë ia ka ndryshuar mendimin.

LEXO EDHE:  Humbi bashkëshortin nga Covid/ Reagon ish-deputetja socialiste: Kalova një situatë të vështirë

“Ndonjëherë mendoj se askush nuk shqetësohet për ne fermerët, por këtë radhë ndodhi e kundërta. Dhe kjo është një gjë e mirë.”

Hernandez thotë se është i lumtur që bëri vaksinën dhe ndihet mirë.

“Është fantastike. Disa njerëz kanë frikë. Disa njerëz nuk e pëlqejnë, ata kanë frikë se mund t’u ndodh diçka. Por unë nuk kam frikë. Unë nuk kam problem me vaksinën.”

Sipas të dhënave zyrtare të shtetit, deri më tani Kalifornia ka mbi 3.2 milionë raste të konfirmuara me Covid-19, dhe mbi 40,000 mijë vdekje të shkaktuara nga koronavirusi./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Publikuar

-

Nga

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avarinë e rrjetit elektrik në objektin bërthamor Natanz, “terrorizëm bërthamor”. Ali Akbar Salehi i bëri komentet përmes një raporti të publikuar në internet nga televizioni shtetëror iranian mbrëmjen e së dielës. Ai nuk përmendi se kë dyshon Irani për sabotim, por komentet e tij përshkallëzojnë tensionet aktuale në Lindjen e Mesme.

Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin, dyshimet ranë mbi Izraelin, ku media atje menjëherë raportoi se një sulm kibernetik shkatërrues i orkestruar nga ai vend kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mbrëmje u shfaq me shefat e tij të sigurisë, dhe drejtuesin e agjencisë së zbulimit Mosad, Yossi Cohen në prag të festës së pavarësisë së vendit.

“Nuk është e lehtë të shpjegosh atë që kemi arritur”, tha zoti Netanyahu për historinë e vendit të tij, duke shtuar se Izraeli ishte transformuar nga një vend i dobët në një “fuqi botërore”.

Nëse problemet në centralin bërthamor iranian janë shkaktuar nga Izraeli, kjo do të thellonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, që tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zoti Netanyahu, i cili u takua të dielën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, është zotuar të bëjë gjithçka që ai ka në dorë për të ndaluar marrëveshjen bërthamore.

Shumë media izraelite ofruan të njëjtin vlerësim, se një sulm kibernetik ndërpreu energjinë elektrike në objektin bërthamor Natanz dhe dëmtoi strukturën ku gjenden centrifugat e rëndësishme për pasurimin e uraniumit. Njoftimet e shtypit nuk bënin të ditur burimin e të dhënave për vlerësimin në fjalë, ndonëse media izraelite mban një lidhje të ngushtë me agjencitë ushtarake dhe të zbulimit në vend.

Zhvillimet në objektin bërthamor iranian vijnë ndërsa Teherani dhe fuqitë botërore vazhdojë të negociojnë lidhur me programin bërthamor iranian prej të cilit u tërhoqën Shtetet e Bashkuara gjatë drejtimit të vendit nga Presidenti Donald Trump.

LEXO EDHE:  Basha jep lajmin/ Aurela ka kaluar Covidin, vajzat janë mirë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Cili vend do të triumfojë në botën pas pandemisë?

Pavarësisht akuzave të ngritura për sabotim në kompleksin bërthamor iranian Natanz nga Ali Akbar Salehi, i cili drejton Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, ai nuk fajësoi drejtpërdrejt dikë për incidentin.

Nëse pas avarisë në rrjetin elektrik fishihet Izraeli, kjo do të përshkallëzonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, të cilat tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar përgjatë Lindjes së Mesme.

“Për të penguar qëllimet e kësaj lëvizjeje terroriste, Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të përmirësojë me seriozitet të lartë teknologjinë bërthamore nga një anë dhe të heqë sanksionet shtypëse nga ana tjetër. Ndërsa dënon këtë veprim të dëshpëruar, Republika Islamike e Iranit thekson nevojën për një konfrontim nga organet ndërkombëtare dhe (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore) kundër këtij terrorizmi bërthamor” IAEA, citohet të ketë thënë Salehi sipas televizionit shtetëror iranian.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore (IAEA) që monitoron programin bërthamor iranian, tha më herët se ishte në dijeni të njoftimeve mediatike mbi incidentin në Natanz dhe se kishte biseduar me zyrtarët iranianë lidhur me situatën, por pa dhënë hollësi.

Zhvillimet e së dielës i ndërlikojnë përpjekjet amerikane, partneri kryesor izraelit për sigurinë, për të realizuar përsëri një marrëveshje bërthamore që synon të kufizojë programin e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në “gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën sesanga sa mund të kishte qenë.

“Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente “, tha Antony Blinken në emisionin”Meet the Press” të televizionit NBC.

Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.

Zoti Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara “.

Ai tha se bota duhet të ndërmarrë “një angazhim të vërtetë për transparencë, për shkëmbimin e informacionit, për qasje të ekspertëve. Kjo do të thotë forcim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe reformim i saj në mënyrë që të mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe Kina duhet të luajë rol në këtë drejtim”.

Zoti Blinken tha se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës “në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të shanset më të mira të mundshme për të mos lejuar që të ndodhë përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet të hetojmë deri në fund. ”

OBSH-ja tha në mars se virusi ndoshta e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe se është “jashtëzakonisht e vështirë” që infeksioni të ketë rrjedhur nga një laborator.

LEXO EDHE:  “Qëndrim kriminal”/ Berisha tregon ku po gabon qeveria në menaxhimin e pandemisë së Covid-19

LEXO EDHE:  Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

Shtetet e Bashkuara tani po vaksinojnë miliona Amerikanë kundër virusit çdo javë, shumë më tepër se në shumë vende të tjera dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.

Zoto Blinken tha se përgjegjësia parësore e qeverisë amerikane për vaksinime është në Shtetet e Bashkuara.

Por shtoi ai, “Unë mendoj se kemi një përgjegjësi të konsiderueshme për të ndihmuar që e gjithë bota të vaksinohet dhe do të jemi udhëheqës botëror në këtë drejtim.”

“Dhe ja pse: nëse shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk vaksinohen, do të vazhdojë të jetë problem për ne,” tha Blinken. “Sepse për sa kohë që virusi përhapet diku, ai mund të jetë duke u transformuar në një variant tjetër, dhe mund të kthehet për të na goditur.”

Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t’i bëjnë vaksinat “më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë,Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën. ”

“Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë,” tha ai. “Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën.”/voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, ka zhvilluar një diskutim online me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Itali.

Ai shprehet se gjatë tri dekadave diaspora ka kontribuar aktivisht në ekonominë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet.

“Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet. Shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve”, shkruan Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se ai personalisht, por edhe kandidatët e LVV-së në Shqipëri do të mbështesin dhe përkrahin diasporën.

Z. Kurti nënvizon se diaspora jonë është jetike dhe kontribuon në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kombit shqiptar.

“Si Qeveri e Kosovës bashkë me LVV në Kosovë dhe Shqipëri, angazhohemi së bashku që mërgata ta ketë përkrahjen që meriton, për të rritur edhe më tej kontributin e saj jetik për zhvillimin e kombit tonë. Për këtë arsye bashkë me Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun zhvilluam këtë takim për t’u njohur më mirë me nevojat e komunitetit tonë në Itali i cili përbëhet prej më shumë se gjysmë milioni personash. Shqiptarët e Italisë pretendojnë me të drejtë një rol më aktiv në politikë-bërje”, ka shkruar Kurti.

LEXO EDHE:  Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

LEXO EDHE:  Ferdinand Xhaferraj përgatitet “fuqishëm”/ Nis fushatën me biçikletë

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, pohon se gjatë bisedës me shqiptarët që jetojnë në Itali, është vënë theksi edhe tek nevoja e hartimit të strategjive të përbashkëta, me qëllim parandalimin e ikjes së të rinjve.

“Ky qe një hap i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës, që dëshmon se si vullneti ndryshon rrethanat e që na sheh edhe njëherë të bashkuar përtej kufijve të imponuar. Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombësit tanë jashtë vendlindjes”, ka shkruar ai./euronews

LEXO TE PLOTE