Connect with Us

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Showbizz

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Publikuar

-

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Ish konkurrentja e Përputhen Ana Lleshi ka zbuluar shumë pak detaje nga jeta e saj. Ajo është përfolur shumë në media dhe është shprehur se ka kaluar një fëmijëri shumë  vështirë dhe për këtë ka treguar sot në rubrikën “Në trotuar”.

“I kuptoj, ndoshta pasi edhe vetë kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat.

Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia. Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, shprehet ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Debate të forta me Andin/ Jasmina shpërthen në lot

Publikuar

-

Nga

Në emisionin e Përputhen sot u transmetua takimi i parë i Jasminës dhe Andit, pas momentit që ata të dy u deklaruan për njëri-tjetrin.

Ata të dy dukeshin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe madje as në studio nuk munguan debatet e forta të çiftit. Pas takimit ata debatuan për faktin se Andi flet në prapaskenë me vajzat e tjera, Sarën dhe Olën, që Jasmina pretendon se nuk i ka mirë marrëdhëniet. Ajo u shpreh se Andi ngacmohet me vajzat e tjera dhe se e bën këtë gjë për ta provokuar Jasminën.

Ndërkohë pas debatit, Jasmina shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ndihet shumë e lodhur.

LEXO EDHE:  Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

LEXO EDHE:  Protesta kundër Velierës në Durrës/Rrihen të rinjtë

“Jam lodhur sinqerisht nga gjithë këto. Nuk më është dashur të luftojë për një mashkull dhe ai e bën sikur unë duhet të luftoj çdo ditë për të. Ai çdo ditë ndryshon. Një ditë më thotë të dua si motër si shoqe, një ditë thotë më bëre për vete se më pëlqen se folëm bukur. Të rri ta pres ulur këtu unë derisa t’i vijë mendja atij”, u shpreh Jasmina./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Debati i Sindit me Julin/ Shpërthen Elvisi

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme gjatë emisionit Përputhen Sindi akuzoi Julin se e kishte sharrë gjatë një video live në rrjetet sociale. Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Juli e pranou se kishte sharë, por  tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me celularin e tij. Pas këtij debate Sindi u largua nga studioja.

Pas këtij debate ka reaguar edhe ish-kunkurenti Përputhen i cili shprehet se askush nuk e meriton këtë pëbuzje publike.

“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruan Elvisi në postim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sindi e akuzoi se i ka ofenduar familjen/ Juli: Skenari doli sheshit

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme gjatë emisionit Përputhen Sindi akuzoi Julin se e kishte sharrë gjatë një video live në rrjetet sociale. Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Më tej, Sindi u shpreh se kjo video kishte ofenduar të gjithë familjen e saj saqë nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

Juli e pranou se kishte sharë, por  tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me celularin e tij. Pas këtij debate Sindi u largua nga studioja.

Juli ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku ka sqaruar se të sharat nuk i kishte për Sindin.

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Ju lutem shikoni njëherë videon e pacensuruar, pa “pip” që dha emisioni dhe çfarë thashë fiks dhe pastaj do të ju them së çfarë ndodhi në emision”, ka thënë Juli dhe më pas ka shfaqur videon.

Ai ka thënë se Sindi e kishte parapërgatitur këtë gjë me skenar që ta nxirrte keq Julin pasi nuk i kishte dalë akoma inati me atë që ai ka thënë para dy muajsh për të në lidhje me vajin e Borshit.

“Siç e patë dhe vetë unë nuk kam dalë as të shaj njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje thashë për telefonin, vërtetë me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram, më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”, por nuk e shava nga familja siç thotë ajo. Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht, ka dalë para pasqyrës atje dhe ka bërë provat e saj duke e thënë atë që lexonte.

Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të viktimizohet. Nuk e shava as nga familja, po të doja ta shaja e shaja tek për tek dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty. E thashë për telefonin tim dhe për veten time që nuk doja të dilja live me të në Instagram. Nuk e di si qau, mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e shava gocën vetëm se ajo qau.

 Nëse dua ta shaj ia them në sy, nëse s’ia them në sy, turp të më vijë dhe mua pastaj. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet të paktën shoqëror me Sindin dhe jo të përputhem dhe budallalliqe. Ajo ka dy muaj qëkur ia thashë atë muhabetin e vajit që do të më dalë kundra dhe të më kapë ata pjesët e vogla që të më nxjerrë mua keq”, sqaroi Juli./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kim Kardashian dhe shqiptari së bashku në një emision?

LEXO EDHE:  Rrëfehet Marin Mema/ Më kanë kërcënuar disa herë, jam përpjekur që…

 

LEXO TE PLOTE