Connect with Us

Emrat- Me kokainë dhe armë në makinë/ Arrestohen dy të rinj në Korçë

Kronika

Emrat- Me kokainë dhe armë në makinë/ Arrestohen dy të rinj në Korçë

Publikuar

-

Me kokainë dhe armë në makinë, arrestohen dy të rinj në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar dy persona.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas po qarkullonin me armë dhe drogë në një automjet tip “Benz”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit në lagjen nr. 9, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin Armando Çallëku, 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin Sandri Krasta, 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, një krëhër me 8 fishekë dhe në sendet personale të shtetasit Sandri Krasta, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Sandri Krasta dhe Armando Çallëku.

LEXO EDHE:  I dënuar në Itali me 10 vite burg/ Prangoset në Tiranë i shumëkërkuari

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja e policëve/ Nisen me urgjencë drejt Mamurrasit Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe FNSH

Publikuar

-

Nga

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të FNSH në Shkodër, janë nisur me urgjencë drejt Mamurrasit, aty ku u plagosën dy policisë dhe një qytetar.

FNSH Shkodër ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore.

LEXO EDHE:  I dënuar në Itali me 10 vite burg/ Prangoset në Tiranë i shumëkërkuari

LEXO EDHE:  Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Dyshohet se dy policët dh enjë qytetar u plagosën pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash.
Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga ngjarja në Mamurras/ Të plagosur tre persona, mes tyre 2 policë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Mamurras, nga ku u raportuan për të shtëna me armë.

Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre efektivë policie, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj si dhe një qytetar, Nikoll Vorfi.

Mësohet se policët kanë marrë plumba në këmbë, ndërsa nuk ka detaje për personin tjetër të plagosur.

Të plagosurit aktualisht po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale.

LEXO EDHE:  Fotot- Shpërthejnë protestat në Elbasan/ 930 policë mbrojnë Ramën

LEXO EDHE:  Fotot- Shpërthejnë protestat në Elbasan/ 930 policë mbrojnë Ramën

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri/ Plumba mbi efektivin e policisë

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Të shtëna me armë zjarri raportohen nga Mamurrasi.

Paraprakisht dyshohet se një efektiv policie ka mbetur i plagosur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

CNA.al do ju mbajë të informuar në vazhdim.

LEXO TE PLOTE