Connect with Us

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Bota

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Publikuar

-

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Të dhënat nga një numër i madh projektesh studimore për oqeanet nxjerrin në pah, se në dekadat e fundit Rrymat Qarkulluese Meridionale të Atlantikut (AMOC) kanë humbur dukshëm fuqinë.

Rryma e njohur si Golfstrim edhe në periudhat e rritjes së nivelit të ujit përgjatë dimrit sjell temepratura të moderuara në ishujt Kanal drejt Irlandës dhe Britanisë së Madhe deri në Holandë, në perëndim të Gjermanisë e më tej në Skandinavi.

“Sistemi Golfstrim (…) vë në lëvizje gati 20 milionë metër kub ujë në sekondë, sasi kjo që është pothuajse njëqind herë më e madhe nga ajo e rrymës së Amazonës, thotë Stefan Rahmstorf, duke shpjeguar domethënien e saj për sistemin e klimës. Studiuesi në Institutin e Kërkimeve Shkencore për Klimën (PIK) në Potsdam është iniciatori i këtij studimi dhe bashkëautor i tij. Studimi u publikua më 25 shkurt 2021 në revistën shkencore „Nature Geosience”.

Në rast se AMOC humbet fuqinë, mund të ndryshojë radikalisht edhe dukuria e dytë dominante e klimës në Atlantikun Verior: Rryma atlantiko-veriore në thellësinë e ujit.

Infografik Karte Golfstrom ENG

Kjo rrymë nis atje, ku përfundon rryma e Golfstrimit, në Oqeanin Arktik në Islandë.

Përfocuar nga rrjedhat që vijnë prej Oqeanit Arktik në Groenlandë dhe në Kandanë Perëndimore ajo transporton rregullisht ujë të ftohtë dhe me pak kripë në thellësi përgjatë dy kontinenteve amerikane deri në Oqeanin Antarktik.

LEXO EDHE:  Kriza greke, jo vetëm problem i Greqisë

Por ç’ndodh nëse rrymat në sipërfaqe dhe në thellësi ndryshojnë? 

Instituti i Potsdamit PIK prej kohësh tërheq vëmendjen, se një prishje e këtij sistemi i shkaktuar prej ndryshimit të klimës, mund të ketë pasoja të paparashikueshme për natyrën dhe njeriun. Me shkrirjen e akullnajave të Groenlandës dhe me shtimin e reshjeve në oqean do të shtohet uji pa kripë. Kjo bën që të depërtojë më pak ujë i ftohtë në thellësi, pra rryma amerikane në thellësi humbet fuqinë.

Çfarë sistemi klime do ta zëvendësojë sistemin ekzistues? Si mund të ndikojnë ndryshimet masive të sistemit të rrymave ndaj faunës dhe florës së oqeaneve? A do të ndryshojnë zonat rajonale të klimës? Mundet natyra dhe njeriu të përshtaten shpejt ndaj këtyre ndryshimeve? Të gjitha këto pyetje shtrojnë studiuesit. Tani për tani ata parashikojnë që në një të ardhme të afërt përgjatë brigjeve veriore të SHBA-së mund të ndodhin shpesh përmbytje dhe në Europë mund të ketë më shumë mot me ekstreme.

Qysh tani metereologët vërejnë shenjat e ndryshimeve në stinë të caktuara. Studiuesit e klimës në PIK e lidhin të ftohtit e vërejtur vitet e fundit në Atlantikun Verior me dobësimin e rrymës së Golfstrimit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në botë, futbollistët testohen për COVID-19 para çdo ndeshjeje, por kjo nuk ndodh në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët kosovarë kanë bërë testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në rastet kur është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit e ka bërë vitin e kaluar klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani, kur ka marrë pjesë në garat parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Por, për garat vendore, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka obliguar klubet që të bëjnë teste para çdo ndeshje.

Drejtori i klubit të futbollit ‘Drita’, Valon Zymberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur mungesë të testeve për COVID-19.

“Te ne ka qenë gjithmonë problem numri i testimeve ose sigurimi i testimeve, qoftë edhe nga ana e shtetit dhe për këtë arsye ne i kemi bërë vetëm në fillim të sezonit testet, ndërsa tani i kemi bërë privatisht dhe nuk kemi pasur ndonjë obligim. Si këshillë nga Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë që në rast se ka ndonjë alarm apo diçka të tillë, të izolohen apo të marrim vendime vetë klubet, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur të infektuar”, thotë Zymberi.

Sipas tij, testimi i shpeshtë do të ndikonte keq në gjendjen emocionale dhe psikike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

LEXO EDHE:  Moti vijon të na “surprizojë”/ Rikthehen reshjet, ja sa do arrijnë temperaturat

“Ndoshta për shëndetin do të ishte mirë, por sigurisht në anën psikologjike ose në anën emocionale të lojtarëve, nëse do të bëhej një testim në çdo ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, mendoj se do të ishte një gjendje e rënduar psikologjike. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte një barrë shumë e madhe në rast të testimeve. Por, sigurisht, për shëndetin e të gjithë neve në komunitetin e futbollit, ndoshta do të ishte më mirë”, thotë Zymberi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka rekomanduar të bëhen teste për COVID-19, në mënyrë që pandemia të mbahet nën kontroll.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se të gjitha klubet kanë mundur t’i testojnë futbollistët e tyre dhe stafin në IKSHPK.

“IKSHPK-ja u është përgjigjur gjithmonë pozitivisht federatave të sporteve në Kosovë për të testuar sportistët që kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në nivele ndërkombëtare, por edhe në garat nacionale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit te sportistët”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid/ Kosova regjistron 11 viktima dhe 364 infektime

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të dielën në Kosovë 11 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 364 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,501 mostrave.

Kjo nënkupton që 10.3 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 18 prill janë shëruar 529 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,433.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Kriza greke, jo vetëm problem i Greqisë

LEXO EDHE:  A do të ketë një vaksinë para zgjedhjeve në SHBA?

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në Detin e Zi të shtunën ndërsa 15 anije më të vogla u vendosën në det ndërsa Moska shton prezencën e saj detare në një kohë thellimi tensionesh me Perëndimin dhe Ukrainën.

Përforcimet detare ruse përkojnë me shtimin e trupave të shumta pranë kufirit me Ukrainën, gjë të cilën Moska e ka quajtur një stërvitje të përkohshme mbrojtjeje. Veprimet vijnë pas shkallëzimit të luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës mes seperatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase.

Marrëdhëniet e Rusisë me Uashingtonin, i cili anuloi dislokimin e dy anijeve luftarake amerikane në Detin e Zi javën e shkuar pas reagimeve të ashpra të Kremlinit, janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Moska dëboi 10 diplomatë amerikanë të premten në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e të njëjtit numër diplomatësh rusë nga Shtetet e Bashkuara për aktivitete malinje, sipas Uashingtonit.

Rusia po ashtu ka kufizuar përkohësisht lëvizjen e anijeve të huaja luftarake “dhe anijeve të tjera shtetërore” pranë Krimesë, të cilën e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, një veprim i dënuar nga Kievi dhe Uashingtoni.

Dy anije ruse zbarkimi nga Flota Veriore e Rusisë, të afta për transportimin e tankeve, trupave dhe mjeteve të blinduara gjatë sulmeve bregdetare, kaluan përgjatë Bosforit të shtunën, sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve Reuters i cili i kishte parë ato.

Priten më shumë përforcime nga dy anije zbarkuese nga Flota Baltike e Rusisë të cilat priten të kalojnë së shpejti ngushticën e Bosforit.

Agjencia shtetërore ruse e informimit, RIA, njoftoi të shtunën se 15 anije më të vogla nga Flota Kaspike e Rusisë tashmë ishin vendosur në Detin e Zi si pjesë e një manovre ushtarake.

Shenjë tjetër e thellimit të tensioneve në rajon ishte edhe një anije me kamionë logjistikë dhe pajisje për forcat e NATO-s në Rumani që kaloi Bosforin mbrëmjen e së premtes, sipas të njëjtit gazetar të agjencisë së lajmeve Reuters.

Rusia dhe Ukraina dëbojnë nga një diplomat, ndërsa shtohen tensionet mes dy vendeve

Rusia akuzoi një diplomat ukrainas të shtunën se po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 22 prill, duke nxitur kështu një përgjigje të menjëhershme nga Ukraina, ndërkohë që tensionet kufitare vazhdojnë të jenë të larta.

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) tha se Oleksandr Sosoniuk ishte ndaluar kur u përpoq të merrte informacione nga bankat që përdorin organet ruse të zbatimit të ligjit, gjatë një takimi me një shtetas rus.

Ministria e Jashtme i dha zotit Sosoniuk 72 orë kohë për t’u larguar, dhe Ukraina veproi po kështu me një diplomat rus në Kiev. Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se zoti Sosoniuk ishte mbajtur për disa orë përpara se të lejohej të kthehej në konsullatën e tij në Shën Piterburg dhe e quajti arrestimin e zotit Sosoniuk një provokim. “Ne i mohojmë plotësisht akuzat e ngritura kundër zyrtarit konsullor”, tha ajo në një deklaratë.

LEXO EDHE:  A do të ketë një vaksinë para zgjedhjeve në SHBA?

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë shpreson Bashkimi Europian?

Tensionet mes Moskës dhe Kievit janë rritur me grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit dhe përplasjet në Ukrainën lindore mes ushtrisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi të premten zhvillimin e bisedimeve paqësore me Moskën.

Rusia ndalon dy bjellorusë. Një prej tyre ka edhe shtetësi amerikane

Ndërkohë shërbimi rus i sigurisë, FSB tha të shtunën se kishte ndaluar dy qytetarë bjellorusë në Rusi, për atë që tha se ishte një tentativë për grusht shteti dhe për vrasje kundër presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Në bashkëpunim me KGB-në, FSB-ja ndaloi Yuri Zyankevichin, një jurisr që ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe bjelloruse dhe analistin bjellorus, Alexander Feduta, sipas një deklarate të FSB-së.

Çekia dëbon diplomatët rusë, duke akuzuar zbulimin rus për shpërthimin e një depoje municionesh

Në një zhvillim tjetër Republika Çeke po dëbon 18 diplomatë rusë bazuar në dyshimet se shërbimet ruse të zbulimit ishin përfshirë në një shpërthim municionesh në 2014, thanë të shtunën Kryeministri Andrej Babis dhe Ministri i Jashtëm Jan Hamacek.

“Ekziston dyshimi i mirëbazuar për përfshirje të oficerëve të shërbimit rus të zbulimit (GRU), njësia 29155, në shpërthimin e depove të municioneve në zonën e Vrbetice”, tha Kryeministri Babis në një konferencë të treguar drejtpërdrejt në televizion.

Disa shpërthime tronditën depon e municioneve në Vrbetice, 330 km në juglindje të Pragës, më 16 tetor 2014. Shpërthimet vranë dy punonjës të një kompanie private që po merrte me qera depon nga një organizatë ushtarake shtetërore.

Ministri Hamacek tha se 18 punonjës të ambasadës ruse të identifikuar si personel i shërbimeve sekrete do të urdhërohen të largohen nga ky vend i NATO-s brenda 48 orësh.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi të shtunën Vladimir Dzhabarovin, nënkryetar i parë i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë të parlamentit rus, duke thënë se pretendimet e Pragës se oficerët e zbulimit rus ishin përfshirë në shpërthimin e depos së municioneve në vitin 2014 janë absurde.

Përgjigja e Rusisë ndaj dëbimit të 18 diplomatëve duhet të jetë proporcionale, u citua zoti Dzhabarov t’i ketë thënë agjensisë ruse të lajmeve Interfax./voa

LEXO TE PLOTE