Connect with Us

Ditë e përgjakshme në Mianmar

Bota

Ditë e përgjakshme në Mianmar

Publikuar

-

ditë e përgjakshme në Mianmar

Forcat e sigurisë në Mianmar qëlluan të dielën mbi protestuesit, duke vrarë të paktën 18 vetë dhe duke lënë më shumë se 30 të plagosur, sipas zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së.

Kjo ishte dita më e përgjakshme e demonstratave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.

“Gjatë gjithë ditës, në disa pika në të gjithë vendin, forcat policore dhe ushtarake janë përballur me demonstratat paqësore, duke përdorur forcë vdekjeprurëse dhe forcë më pak se vdekjeprurëse,” tha në një deklaratë zëdhënësja e zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani.

Deklarata i bën thirrje ushtrisë që “të ndalë menjëherë përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë”.

Ambasadorja e re amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, shkruante në Twitter: “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Birmanisë, i cili ka treguar vendosmëri dhe guxim në refuzimin e këtij grushti ushtarak”. Ajo tha gjithashtu: “Ne jemi pranë tyre ndërsa ata kërkojnë kthimin në paqe, në qeverisje demokratike dhe në shtetin e së drejtës.”

Dëshmitarët thonë se policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome, pompa uji dhe në disa raste municione në qytetin më të madh të vendit, Rangun. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, fotot me gëzhoja municionesh u postuan në rrjetet e medias sociale.

Policia u përpoq në mënyrë agresive për të shpërndarë protestat në qytete të tjera, duke përfshirë Mandalay dhe Dawei.

Protestat popullore janë organizuar në të gjithë Mianmarin çdo ditë që kur ushtria arrestoi udhëheqësen de facto të vendit Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e tjerë të qeverisë civile muajin e kaluar, nën pretendimet për mashtrime masive në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, të cilat partia e Lidhjes Kombëtare për Demokraci e zonjës Suu Kyi i fitoi me shumicë dërrmuese.

LEXO EDHE:  Ekskluzive - Aksidenti spektakolar / Prokurori merr para karburantin dhe plagos 3 persona

Junta ka shpallur një vit emergjencë të jashtëzakonshme. Komandanti i saj, Gjenerali Min Aung Hlaing, është zotuar se do të mbahen zgjedhje të reja për të sjellë një “demokraci të vërtetë dhe të disiplinuar”, por nuk përcaktoi se kur.

Komisioni zgjedhor i Mianmarit mohoi pretendimet e ushtrisë për mashtrim në zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë kërkuar lirimin e zonjës Suu Kyi dhe ndihmësve të saj dhe i kanë bërë thirrje juntës që t’i rikthejë pushtetin qeverisë civile.

Kriza u ndërlikua më tej të premten kur i dërguari i Mianmarit në OKB, Kyaw Moe Tun, bëri thirrje në një takim të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për të refuzuar grushtin ushtarak dhe “për të përdorur çdo mjet të nevojshëm” në mbrojtje të njerëzve.

Të shtunën, televizioni shtetëror i Mianmarit njoftoi se Kyaw Moe Tun ishte shkarkuar, duke thënë se ai kishte “tradhtuar vendin”./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në botë, futbollistët testohen për COVID-19 para çdo ndeshjeje, por kjo nuk ndodh në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët kosovarë kanë bërë testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në rastet kur është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit e ka bërë vitin e kaluar klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani, kur ka marrë pjesë në garat parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Por, për garat vendore, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka obliguar klubet që të bëjnë teste para çdo ndeshje.

Drejtori i klubit të futbollit ‘Drita’, Valon Zymberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur mungesë të testeve për COVID-19.

“Te ne ka qenë gjithmonë problem numri i testimeve ose sigurimi i testimeve, qoftë edhe nga ana e shtetit dhe për këtë arsye ne i kemi bërë vetëm në fillim të sezonit testet, ndërsa tani i kemi bërë privatisht dhe nuk kemi pasur ndonjë obligim. Si këshillë nga Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë që në rast se ka ndonjë alarm apo diçka të tillë, të izolohen apo të marrim vendime vetë klubet, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur të infektuar”, thotë Zymberi.

Sipas tij, testimi i shpeshtë do të ndikonte keq në gjendjen emocionale dhe psikike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Ksamil/ Policia zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Protesta/ Masa antiterror, blindohen institucionet

“Ndoshta për shëndetin do të ishte mirë, por sigurisht në anën psikologjike ose në anën emocionale të lojtarëve, nëse do të bëhej një testim në çdo ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, mendoj se do të ishte një gjendje e rënduar psikologjike. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte një barrë shumë e madhe në rast të testimeve. Por, sigurisht, për shëndetin e të gjithë neve në komunitetin e futbollit, ndoshta do të ishte më mirë”, thotë Zymberi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka rekomanduar të bëhen teste për COVID-19, në mënyrë që pandemia të mbahet nën kontroll.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se të gjitha klubet kanë mundur t’i testojnë futbollistët e tyre dhe stafin në IKSHPK.

“IKSHPK-ja u është përgjigjur gjithmonë pozitivisht federatave të sporteve në Kosovë për të testuar sportistët që kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në nivele ndërkombëtare, por edhe në garat nacionale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit te sportistët”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid/ Kosova regjistron 11 viktima dhe 364 infektime

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të dielën në Kosovë 11 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 364 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,501 mostrave.

Kjo nënkupton që 10.3 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 18 prill janë shëruar 529 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,433.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Plagoset një shqiptar/ Në pranga autorët

LEXO EDHE:  Protesta/ Masa antiterror, blindohen institucionet

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në Detin e Zi të shtunën ndërsa 15 anije më të vogla u vendosën në det ndërsa Moska shton prezencën e saj detare në një kohë thellimi tensionesh me Perëndimin dhe Ukrainën.

Përforcimet detare ruse përkojnë me shtimin e trupave të shumta pranë kufirit me Ukrainën, gjë të cilën Moska e ka quajtur një stërvitje të përkohshme mbrojtjeje. Veprimet vijnë pas shkallëzimit të luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës mes seperatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase.

Marrëdhëniet e Rusisë me Uashingtonin, i cili anuloi dislokimin e dy anijeve luftarake amerikane në Detin e Zi javën e shkuar pas reagimeve të ashpra të Kremlinit, janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Moska dëboi 10 diplomatë amerikanë të premten në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e të njëjtit numër diplomatësh rusë nga Shtetet e Bashkuara për aktivitete malinje, sipas Uashingtonit.

Rusia po ashtu ka kufizuar përkohësisht lëvizjen e anijeve të huaja luftarake “dhe anijeve të tjera shtetërore” pranë Krimesë, të cilën e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, një veprim i dënuar nga Kievi dhe Uashingtoni.

Dy anije ruse zbarkimi nga Flota Veriore e Rusisë, të afta për transportimin e tankeve, trupave dhe mjeteve të blinduara gjatë sulmeve bregdetare, kaluan përgjatë Bosforit të shtunën, sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve Reuters i cili i kishte parë ato.

Priten më shumë përforcime nga dy anije zbarkuese nga Flota Baltike e Rusisë të cilat priten të kalojnë së shpejti ngushticën e Bosforit.

Agjencia shtetërore ruse e informimit, RIA, njoftoi të shtunën se 15 anije më të vogla nga Flota Kaspike e Rusisë tashmë ishin vendosur në Detin e Zi si pjesë e një manovre ushtarake.

Shenjë tjetër e thellimit të tensioneve në rajon ishte edhe një anije me kamionë logjistikë dhe pajisje për forcat e NATO-s në Rumani që kaloi Bosforin mbrëmjen e së premtes, sipas të njëjtit gazetar të agjencisë së lajmeve Reuters.

Rusia dhe Ukraina dëbojnë nga një diplomat, ndërsa shtohen tensionet mes dy vendeve

Rusia akuzoi një diplomat ukrainas të shtunën se po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 22 prill, duke nxitur kështu një përgjigje të menjëhershme nga Ukraina, ndërkohë që tensionet kufitare vazhdojnë të jenë të larta.

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) tha se Oleksandr Sosoniuk ishte ndaluar kur u përpoq të merrte informacione nga bankat që përdorin organet ruse të zbatimit të ligjit, gjatë një takimi me një shtetas rus.

Ministria e Jashtme i dha zotit Sosoniuk 72 orë kohë për t’u larguar, dhe Ukraina veproi po kështu me një diplomat rus në Kiev. Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se zoti Sosoniuk ishte mbajtur për disa orë përpara se të lejohej të kthehej në konsullatën e tij në Shën Piterburg dhe e quajti arrestimin e zotit Sosoniuk një provokim. “Ne i mohojmë plotësisht akuzat e ngritura kundër zyrtarit konsullor”, tha ajo në një deklaratë.

LEXO EDHE:  Protesta/ Masa antiterror, blindohen institucionet

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Ksamil/ Policia zbardh të tjera detaje

Tensionet mes Moskës dhe Kievit janë rritur me grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit dhe përplasjet në Ukrainën lindore mes ushtrisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi të premten zhvillimin e bisedimeve paqësore me Moskën.

Rusia ndalon dy bjellorusë. Një prej tyre ka edhe shtetësi amerikane

Ndërkohë shërbimi rus i sigurisë, FSB tha të shtunën se kishte ndaluar dy qytetarë bjellorusë në Rusi, për atë që tha se ishte një tentativë për grusht shteti dhe për vrasje kundër presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Në bashkëpunim me KGB-në, FSB-ja ndaloi Yuri Zyankevichin, një jurisr që ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe bjelloruse dhe analistin bjellorus, Alexander Feduta, sipas një deklarate të FSB-së.

Çekia dëbon diplomatët rusë, duke akuzuar zbulimin rus për shpërthimin e një depoje municionesh

Në një zhvillim tjetër Republika Çeke po dëbon 18 diplomatë rusë bazuar në dyshimet se shërbimet ruse të zbulimit ishin përfshirë në një shpërthim municionesh në 2014, thanë të shtunën Kryeministri Andrej Babis dhe Ministri i Jashtëm Jan Hamacek.

“Ekziston dyshimi i mirëbazuar për përfshirje të oficerëve të shërbimit rus të zbulimit (GRU), njësia 29155, në shpërthimin e depove të municioneve në zonën e Vrbetice”, tha Kryeministri Babis në një konferencë të treguar drejtpërdrejt në televizion.

Disa shpërthime tronditën depon e municioneve në Vrbetice, 330 km në juglindje të Pragës, më 16 tetor 2014. Shpërthimet vranë dy punonjës të një kompanie private që po merrte me qera depon nga një organizatë ushtarake shtetërore.

Ministri Hamacek tha se 18 punonjës të ambasadës ruse të identifikuar si personel i shërbimeve sekrete do të urdhërohen të largohen nga ky vend i NATO-s brenda 48 orësh.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi të shtunën Vladimir Dzhabarovin, nënkryetar i parë i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë të parlamentit rus, duke thënë se pretendimet e Pragës se oficerët e zbulimit rus ishin përfshirë në shpërthimin e depos së municioneve në vitin 2014 janë absurde.

Përgjigja e Rusisë ndaj dëbimit të 18 diplomatëve duhet të jetë proporcionale, u citua zoti Dzhabarov t’i ketë thënë agjensisë ruse të lajmeve Interfax./voa

LEXO TE PLOTE