LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

28 Shkurt 2021, 07:30, Kosova & Bota CNA
Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i shërbimeve të zbulimit del me konkluzionin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Lidhur me masa ndëshkimore që mund të merren kundër princit, Presidenti Biden tha ?Të hënën do të bëjmë një njoftim lidhur me veprimet që do të marrim në drejtim të Arabisë Saudite?.

Raporti i Shërbimeve të Zbulimit

Të premten shërbimet amerikane të zbulimit deklasifikuan një raport ku kanë dalë me konkluzionin se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.

Zoti Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruate opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën ?Washington Post?. Ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll dhe trupi i tij u copëtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.
“Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi”, thuhej në raportin e publikuar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

“Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salmanit si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin?, shtohej në raport.

Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin, Presidenti Joe Biden ia hoqi dokumentit klasifikimin ?sekret?, duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë saudite për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen./VOA

Lajmet e fundit nga