LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

28 Shkurt 2021, 19:05, Politikë CNA
Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e

Artisti lezhjan Gjovalin Dushaj, është bashkuar me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.

Mësohet se Dushaj do të përfaqësojë Bindjen Demokratike për Qarkun e Shkodrës, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin.

Lajmin e bën të ditur vetë artisti, i cili falenderon koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe koordinatorin e kësaj partie për Shkodrën dhe Lezhën, Tonin Uldedaj.

?Ju bashkuam logos së Bindjes Demokratike, me deshirën e madhe për të kontribuar ashtu siç e meriton Shqipëria jonë e përbashket. Tek Bindja Demokratike dhe te Kryetari i saj Z. Astrit Patozi unë shoh ardhmerinë, pa fyerje, pa sharje, pa mëndje të madhe, por real dhe i sinqertë në këtë rrugë jo pa probleme të politikes Shqiptare. Falemnderit Z. Astrit Patozi dhe Z. Tonin Uldedaj për besimin që treguat ndaj meje për të përfaqësuar Qarkun e Shkodres, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin. Fitoren e meritojmë?, shkruan Dushaj në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga