Kronika
Arrestohen në flagrancë pesë persona/ Policia jep detaje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, të cilët të akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Po ashtu, nga uniformat blu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Abedin Çiçi” i ka marrë me forcë disa sende personale shtetasit A. C.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
F.Xh., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
R.H., 40 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.39 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale./CNA.al