Connect with Us

Aksidenti në Durrës/ Ndërron jetë i mituri

Kronika

Aksidenti në Durrës/ Ndërron jetë i mituri

Publikuar

-

Aksidenti në Durrës/ Ndërron jetë i mituri

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukth. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja e policëve/ Nisen me urgjencë drejt Mamurrasit Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe FNSH

Publikuar

-

Nga

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të FNSH në Shkodër, janë nisur me urgjencë drejt Mamurrasit, aty ku u plagosën dy policisë dhe një qytetar.

FNSH Shkodër ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore.

LEXO EDHE:  Pas aksidentit shqiptarët përplasen me armë

LEXO EDHE:  Video-Aksident në Tiranë/ Urbani përplaset me makinën

Dyshohet se dy policët dh enjë qytetar u plagosën pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash.
Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga ngjarja në Mamurras/ Të plagosur tre persona, mes tyre 2 policë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Mamurras, nga ku u raportuan për të shtëna me armë.

Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre efektivë policie, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj si dhe një qytetar, Nikoll Vorfi.

Mësohet se policët kanë marrë plumba në këmbë, ndërsa nuk ka detaje për personin tjetër të plagosur.

Të plagosurit aktualisht po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale.

LEXO EDHE:  Pas aksidentit shqiptarët përplasen me armë

LEXO EDHE:  Durrës/ Asgjësohen 682 rrënjë kanabis, shpallet në kërkim një 31-vjeçar

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri/ Plumba mbi efektivin e policisë

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Të shtëna me armë zjarri raportohen nga Mamurrasi.

Paraprakisht dyshohet se një efektiv policie ka mbetur i plagosur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

CNA.al do ju mbajë të informuar në vazhdim.

LEXO TE PLOTE