LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zi në familjen e deputetit socialist/ Humb njeriun e shtrenjtë të familjes

27 Shkurt 2021, 21:51, Aktualitet CNA
Zi në familjen e deputetit socialist/ Humb njeriun e shtrenjtë të

Ditë zie në familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Përmes një postimi në Facebook, si njofton ndarjen nga jeta të nënës. Mes vargjeve prekëse, deputeti të cilit sëmundja i mori nënën, shkruan se para se Covidi të futej në shtëpinë e tij, kurrë nuk mendonte si sot, prandaj u kërkon të gjithëve që të bëjnë kujdes maksimal për të mbrojtur të moshuarit.

?Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: ?Oh nëna ime!?? Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!!  Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj.

Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër, aq më tepër, kur ruaj kujtime të mrekullueshme, kur edhe në qortime ishte aq e ëmbël, kur nuk e ngriti zërin kurrë me asnjërin prej fëmijëve. Ishte ajo që krijoi një familje harmonike ku dhe mbolli shumë dashuri. Përjetë mirenjohës për gjith?ka që na edukoi e mësoi!!!!

Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t?i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë  me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot.

Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj?. Është një cmim që nuk ja uroj askujt!!!!!!  Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë e treguar, për mesazhet tuaja. Uroj të keni vetëm mbarësi në familjet tuaja? shkruan ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga