Connect with Us

Zbardhet letra/ Ja çfarë i ka shkruar Rama Kurtit pas fitores në zgjedhje

Aktualitet

Zbardhet letra/ Ja çfarë i ka shkruar Rama Kurtit pas fitores në zgjedhje

Publikuar

-

Zbardhet letra/ Ja çfarë i ka shkruar Rama Kurtit pas fitores në zgjedhje

Zgjedhjet e 14 shkurtit patën një vëmendje të shtuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Pas fitores së Albin Kurtit, aktorët politik në Shqipëri me rradhë e uruan, por ajo që u vu re ishte “heshtja” e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka marrë nga udhëheqës të ndryshëm, pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mes tyre është publikuar edhe letra që Kurti ka marrë nga kryeministri Edi Rama, një ditë pas zgjedhjeve, më 15 shkurt.

Në letrën e publikuar, Rama uron Kurtin për fitoren, duke i uruar po ashtu edhe suksese të mëtejshme.

“Dëshiroj t’ju përcjellë urimet e mia për suksesin Tuaj në zgjedhjet e përgjithshme politike.

LEXO EDHE:  LSI i “përvishet” Ramës/ Ja pse duhet mbrojtur Teatri Kombëtar

Duke Ju përcjellë këtë mesazh, uroj që lidershipi Juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si edhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar së fundmi, por jo nga rëndësia, shëndet e frymëzim në punën tuaj. Ju lutem të pranoni shprehjen e konsideratës sime të posaçme”, shkruhet në letër./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u bëri apel ndërkombëtarëve të reagojnë fuqishëm për skandalin e vjedhjes së të dhënave.

I ftuar ne Syri tv, Shehi pohoi se edhe intelektualët nuk duhet të heshtin pasi vendi po rrëshket në diktaturë.

“Mundësitë e  së opozitës  për një fitore në 25 prill janë reale edhe përtej akrobacive të Edi Ramës. Ai gabon kur mendon se kontrollon qytetin. Humbja në Tiranë  do jetë e thellë. Ai mendon se duke i rrjeshtuar vartësit dhe qytetarët ato fiton.

Brenda këtyre të dhënave është edhe gënjeshtra e qytetarit, pasi ai do hakmerret për keqqeverisjen. Në Tiranë marrim 20 mandate. Ditën që fitojmë Tiranën, kjo çështje është mbyllur. Në shkallë kombëtare marrim 75 mandate. Vjedhja e të dhënave tregues I tendecës së degjenerimit të institucionit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Malin e Zi/ Bushati mesazh të fortë shqiptarëve

LEXO EDHE:  I dorëzoi karrigen Albin Kurtit/ Haradinaj: Lajm i mirë për qytetarët

Ky nuk është dhunimi i një Ministri nga një drejtor, është një dhunim masiv. Janë 2 mijë qytetarë që duan të dijnë çfarë bëjnë 900 mijë qytetarë.Po kthehemi në komunizëm tek operativi I zonës, tek shqiptarët tashmë ka një frikë.Këto intelektualët duhet të reagojnë, si do ta shkruajnë librin ata kur ai I PS  e di çfarë ka në libër. Ndërkombëtarët të reagojnë mos të na bëjnë leksione demokracie.  Ata duhet të shkruajnë për këtë skandal.Kjo bandë duhet shkatërruar me votë masive”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “braktisin” Bashën/ Asnjë interes për programet e PD-së

Publikuar

-

Nga

Kush e futi Shqipërinë në NATO?/ Basha i “vjedh” meritat Berishës: Ju e dini rolin tim

Edhe pse jemi në kohë fushate edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se është jashtë vëmëndjes së qytetarëve.

Në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Ilir Babaramo Basha ka qenë live në rrejtin e tij social facebook dhe tani që interesi i qytetarëve duhet të jetë më shumë se kurrë ai ndiqej nga një numër shumë i ulët qytetarësh, vetëm nga 262 persona.

LEXO EDHE:  “Kur shembet një monument kulture…”/ Albin Kurti “shpërthen” ndaj qeverisë shqiptare

LEXO EDHE:  “Kur shembet një monument kulture…”/ Albin Kurti “shpërthen” ndaj qeverisë shqiptare

Duket se premtimet e Bashës dhe programi i PD-së nuk është në interes të  qytetarëve dhe tashmë dëgjohet vetëm nga një pakicë e ngushtë që funksionon brenda PD-së.

Kryedemokrati me gjumin e tij i ka bërë qytetarët të mendojnë se nuk ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë apo për të thënë duke e lënë totalisht në hije./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Publikuar

-

Nga

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

LEXO EDHE:  “Kur shembet një monument kulture…”/ Albin Kurti “shpërthen” ndaj qeverisë shqiptare

LEXO EDHE:  "Basha nuk e mund dot Ramën"/ Murrizi flet për krijimin e partisë: Jam në konsultë me...

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE