Connect with Us

“Vaksinimi në Korçë është lajm i mirë por…”/ Andi Përmeti thirrje qeverisë: Na kurseni propagandën

Politikë

“Vaksinimi në Korçë është lajm i mirë por…”/ Andi Përmeti thirrje qeverisë: Na kurseni propagandën

Publikuar

-

“Vaksinimi në Korçë është lajm i mirë por...”/ Andi Përmeti thirrje qeverisë: Na kurseni propagandën

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha në Korçë, ku të pranishëm ishin ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Silva Bino dhe drejtuesi politik i këtij qarku Niko Peleshi. Deputeti Andi Përmeti ka reaguar, duke u shprhur se ky është një lajm i mirë por ka kërkuar nga autoritetet që ta kursejnë propagandën.

Përmes një postimi në rrjetin social, Përmeti ka nxjerr komentin e një infermieri nga Korça që punon ën Gjermani, i cili shprehet se atje ai ka marrë dozën e dytë të vaksinës dhe kjo ka ndodhur pa praninë e banerave apo të kamerave. Infermieri thekson se erdhën dy infermiere dhe një mjek, të cilët pasi kryen procein e vaksinimit u larguan.

Referuar këtij komenti, Përmeti shprehet se vendi po drejtohet nga një qeveri fasadash dhe propagande, duke shtuar se deri tani nuk ka bërë asgjë më shumë sesa detyrën që i takon, duke kërkuar që gjatë procesit të vaksinimit të ketë vetëm mjekë dhe infermierë pa kamera dhe banera.

“Na kurseni propaganden!

Me lajmim e mire te fillimit te vaksinimit ne Korce me doli para nje koment i Ligor Gulka , ish kryeinfermier në Korçë, tashme ndihmës infermier në Vienenburg Gjermani. Komentin e tij po e citoj me poshte:

LEXO EDHE:  “Sakrificë e këmbëngulje pa njohur orare”/ Manastirliu: T’i japim të gjithë një dorë epidemiologëve

” Unë po ndjehem si legen tani. Sot bëra dozën e dytë të vaksinës dhe nuk kishim as banera, as ministra, as foto për fb. Erdhi 1 doktor me 2 infermiere te puna, na vaksinuan të gjithëve nja 200-300 veta për 3 orë dhe ikën. Sikur bëra vaksinën e fruthit mu duk.”

Nje koment kuptimplote rreth fillimit te vaksinimit ne Korce, i cili ne vetvete eshte nje lajm i mire pavarsisht numrit te paket te vaksinave por, me mire pak sesa aspak. Por neqoftese vaksinat ishin pak, banerat promovues ishin teper dhe po teper ishin edhe ministrat, deputetet, kamerat dhe fotografet. Sepse kjo eshte nje qeveri fasadash dhe propagande. Nuk ka bere asgje me shume sesa detyren dhe ata nuk e ka bere sic duhet prandaj na kurseni banerat, ministrat, deputetet dhe kameramanet. Na mjaftojne doktoret dhe infermieret”, shkruan Përmeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Basha dhe Selami braktisen në Korçë dhe Pogradec/Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  “Gjermania bën 500 mijë teste në javë”/ Paloka ironizon Ramën: Ha drekë me ekspertët

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  E rëndë pranë Kishës së Laçit / Korçarja 27- vjeçare tenton vetëvrasjen

LEXO EDHE:  Policia bllokon autobusët me protestues në Korçë/ Shoqërohen dy persona

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE