Shtimi i rasteve me COVID-19/ Franca dhe Polonia shtrëngojnë masat lokale
Qarku i Dunkirk, në pjesën veriore të Francës, është një pre...
Një panel këshillimor ekspertësh i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votoi të premten në favor të autorizimit të vaksinës me një dozë ndaj COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson për përdorim emergjence, duke e afruar atë një hap më pranë shpërndarjes në Shtetet e Bashkuara.
FDA-ja ka të ngjarë të autorizojë vaksinën për përdorim emergjent brenda një dite apo më shumë, duke e bërë atë vaksinën e tretë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara dhe të vetmen vaksinë me vetëm një dozë.
Paneli i përbërë nga mjekë, ekspertë të sëmundjeve infektive dhe studiues të mjekësisë votuan unanimisht se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.
Kompania J&J ka thënë se do të jetë në gjendje të dërgojë tre deri në katër milionë doza të vaksinës javën e ardhshme nëse merr autorizimin e përdorimit emergjent, siç pritet.
Më shumë se 50 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin, një moment historik që u vu në dukje të enjten nga Presidenti Joe Biden.
Por shfaqja e varianteve shumë ngjitëse të virusit vetëm ka rritur urgjencën për të imunizuar qindra miliona njerëz më shumë ndaj një virusi që ka marrë jetët e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në Shtetet e Bashkuara.
Kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten shprehu shqetësimin se një rënie e kohëve të fundit në rastet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mund të ndalet.
Në një provë klinike me 44’000 persona, vaksina e kompanisë J&J në përgjithësi ishte 66% efektive në parandalimin e rasteve të moderuara deri në ato të rënda të COVID-19, krahasuar me injeksionet e placebos.
Vaksinat me dy doza të prodhuara nga kompania Pfizer Inc në bashkëpunim me kompaninë BioNTech SE dhe nga kompania Moderna Inc ishin rreth 95% të efektshme në provat kryesore klinike. Ekspertët paralajmëruan që të mos bëhet shumë një dallim midis vaksinave sepse provat klinike kishin qëllime disi të ndryshme dhe më e rëndësishmja, studimet për vaksinat e Pfizer / BioNtech dhe Modernas ishin kryer para se të shfaqeshin variantet më ngjitëse të virusit në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Prova klinike e kompanisë J & J ishte duke u zhvilluar kur variantet e reja po qarkullonin dhe madje po mbizotëronin në disa nga vendet ku u testua.
Gjithsesi, vaksina e saj ishte 100% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital 28 ditë pas vaksinimit dhe nuk pati vdekje nga COVID-19 në radhët e personave që morën vaksinën.
Gjatë takimit, një drejtues i kompanisë J&J tha se kompania po zhvillonte një vaksinë të gjeneratës së dytë që do të synonte variantin shqetësues të Afrikës së Jugut dhe do të jetë gati për të filluar provat e Fazës 1 deri në këtë verë.
Vaksina e kompanisë J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive Pfizer / BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologjinë RNA dhe transportohen të ngrira.
Vaksina e kompanisë J & J përdor një virus inaktiv të zakonshëm të njohur si “adenovirusi tip 26” për të futur proteina të koronavirusit në qelizat në trup dhe për të shkaktuar një përgjigje imune./VOA
Qarku i Dunkirk, në pjesën veriore të Francës, është një pre...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 426 raste poz...
Ankthi, zemërimi, lodha emocionale, depresioni janë shenja t...
Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financ...
Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderoh...
Një protestë që u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e disa qind...
Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar ...
Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër n...
Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! G...
Rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian pritet që të re...
Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të për...
Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të ...
Nga Matthew LeshNga erdhi Covid-19? Më shumë se një vit pas ...
Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të ...
Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të s...
Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një d...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërku...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëv...
Rastet globale me koronavirus kanë rënë me 11% në javën që s...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...