LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e vështirë nga Covid/ Kalo thirrje qytetarëve: Mos bini pre e deklaratave të ‘politiqenëvë’!

27 Shkurt 2021, 10:16, Sociale CNA
Situata e vështirë nga Covid/ Kalo thirrje qytetarëve: Mos bini

Mjeku infeksionist Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që në këto kohë kaq të vështira të luftojnë për të ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre, dhe të mos bien pre e deklaratave të atyre që ai i quan ?politiqenë?.

Kalo, si anëtar i Komitetit të Ekspertëve sqaron se, Komiteti nuk merr vendime por vetëm këshillon. Më tej ai thekson se nuk e mirëkupton rolin pedagogjik, të kolegëve të tij të cilët për t?i mundësuar vetes dhe familjeve një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit.

?Mos bini në grackën e tollovitjeve, që politiqenët ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale?.Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi?. KURRË mos mendoni se ?ish-brekëgrisurit? e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, KURRË?.?, shkruan Kalo.

Ai nënvizon se kanë mbetur më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe nëse e kanë të pamundur të kontribuojnë në përballjen e kësaj pandemie në Europë, më së paku të mos gjykojnë apo pengojnë punën e tyre.

?Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë?NËSE e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë?.NUKU shoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht?Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi?Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë?TOGETHER FOREVER!!!?- shkruan Kalo./CNA.al

Lajmet e fundit nga