Connect with Us

Sherr për parkimin në Kukës/ I riu nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Kronika

Sherr për parkimin në Kukës/ I riu nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Publikuar

-

Gjendet i pajetë në magazinën e firmës pronari i një biznesi në Tiranë

Policia e Kukësit ka arrestuar një 18-vjeçar pasi qëlloi në ajër me armë, ndërkohë që konfliktohej për një parkim në qytet.

Pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Miku i Lul Berishës i pajisur me armë me firmë të Haki Çakos

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë. Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Protesta e banorëve në Mirditë/ Reagon policia

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Ditën e sotme banorët e dy fshatrave në Mirditë, kanë protuestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në këtë zone.

Protesta u përshkallëzua deri në përplasje fizike me forcat e policisë.

Kjo e fundit, në një komunikatë për mediat ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona, për  grumbullim dhe manifestim të paligjshëm,  për pengim e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe për mosbindje ndaj urdhërave të punonjësve të Policisë.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Sherr femrash tek Brryli

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Miku i Lul Berishës i pajisur me armë me firmë të Haki Çakos

Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, ndërkohë për hetime të mëtejshme, çështja ka kaluar në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Publikuar

-

Nga

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas informacionit paraprak nga policia, shkak është bërë një defekt teknik.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht shoferi ka arritur të dale në kohë, pa pësuar lëndime./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Nusja vret vjehrrën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit ku nusja vrau vjehrrën me thikë.

Shtetësja me iniciale M.M ka qëlluar me thikë 74 vjeçaren e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta. 44 vjeçarja është arrestuar ditën e sotme nga policia. Nusja e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për 6 orë dhe ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka telefonuar policinë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE