LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia dhe NATO duhet të punojnë së bashku për ta frenuar Kinën

27 Shkurt 2021, 13:05, Blog CNA
Rusia dhe NATO duhet të punojnë së bashku për ta frenuar

Nga Robert Zapesochny ?Newsmax?

Kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, vetëm 3 anëtarë të NATO-s (Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Greqia) shpenzonin të paktën 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen. Në vitin 2020, këtë prag e arritën 10 anëtarë të NATO-s. Gjatë viteve 2016-2020, Kanadaja dhe anëtarët evropianë të NATO-s, i rritën me 130 miliardë dollarë në total shpenzimet për mbrojtjen. Ky sukses u arrit pjesërisht sepse ish-presidenti Donald Trump, ishte në gjendje që t?i nxiste aleatët tanë që të shpenzojnë më shumë para.

Por sërish kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara përfaqësonin 52 për qind të PBB-së së kombinuar të anëtarëve të NATO-s, dhe 70 për qind të shpenzimeve të mbrojtjes në aleancë. Sa për krahasim, Gjermania përbënte 10 për qind e ekonomisë totale të NATO-s dhe vetëm
5 për qind e shpenzimeve totale të mbrojtjes. Të gjithë anëtarët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, duhet të shpenzojnë të paktën 2 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje.

Një fushë ku Gjermania mund të kontribuojë më shumë, është në sistemet e artilerisë. Rritja e Kinës, do t?i detyrojë Shtetet e Bashkuara që t?i përqendrojnë më shumë burimet tona në ruajtjen e paqes në Azi sesa në Evropë. Kjo do të jetë një sfidë e vështirë për popullin amerikan, për shkak të borxhin tonë në rritje. Në shkurtin e këtij viti, borxhi ynë kombëtar arriti në 27.9 trilionë dollarë. Nëse duam që të reduktojmë buxhetin e mbrojtjes pa rrezikuar shumë, ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet tona me Rusinë, për ta frenuar Kinën në mënyrë efektive.

Shpenzimet e mëdha të Pentagonit, diktohen kryesisht nga veprimet e Rusisë dhe Kinës. Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, zotëronin së bashku gati 91 për qind të armëve bërthamore në botë. Përtej armëve të tyre bërthamore, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, ushtria ruse ka 280.000 trupa ushtarake aktive, dhe 2 milion njerëz në forcat rezervë. Rusët kanë 2.800 tanke, 1.183 avionë ushtarake dhe 10 nëndetëse të pasura me raketa balistike. Në Luftën e Dytë Botërore, ne siguruam fitoren tonë mbi Gjermaninë dhe Japoninë, përmes aleancës tonë me rusët. Në vitet 1990, kur Rusia kishte prekur fundin, ne e humbëm shansin tonë më të mirë për të siguruar një aleancë.

Në vitin 2018, një numër dokumentesh të de-klasifikuara, përfshinin biseda të gjata midis presidentit Bill Klinton dhe homologut të tij rus Boris Jelcin. Miqësia mes tyre ishte shumë e mirë, derisa zgjerimi i NATO-s për pak sa nuk e prishi marrëdhënien mes tyre.
Ata arritën suksese të dukshme nga mospërhapja e armëve bërthamore, tek paqe-ruajtja e përbashkët në Bosnjë dhe ndihma ekonomike për Rusinë. Në majin e vitit 1995, Klinton dhe Jelcin u takuan në Moskë, dhe biseduan rreth mundësisë së anëtarësimit të Rusisë në NATO. Jelcin kishte si kusht krijimin e një organizatë të re për të zëvendësuar NATO-n.

Ai tha ?Nëse vazhdoni në këtë mënyrë, unë nuk shoh asgjë tjetër përveç poshtërimit të Rusisë. Pse një bllok vazhdon të ekzistojë, ndërsa Pakti i Varshavës është shfuqizuar??. Jelcin nuk mund ta mbështeste zgjerimin e NATO-s në lindje, pasi ai besonte se kjo do të ?përbënte një tradhti ndaj popullit rus?.
Klinton u përpoq të zbuste tensionet, duke thënë se Rusia kishte një rol të rëndësishëm në Evropë. Ai propozoi nënshkrimin e një deklaratë zyrtare, ku të thuhej se ?Rusia nuk duhej

të përjashtohej nga anëtarësimi në NATO?. Është për të ardhur keq, që asnjë president nuk pati ndonjë qëndrim politik për ta futur Rusinë në NATO.
Klinton i tha Jelcinit, se një pjesë e arsyes pse ai mbështeti zgjerimin e NATO-s, ishte frika e udhëheqësve të Evropës Lindore mbi atë që do të vinte në pushtet pas Jelcinit. Klinton i tha Jelcinit ?Ata kanë besim tek ti, Boris. Ata e dinë se futja e tyre brenda natës në NATO, do të ishte në kundërshtim me interesat tuaja. Por ata nuk janë dhe aq të sigurt, se çfarë do të ndodhë në Rusi, kur ju të mos jeni më president?.

Më 24 Mars 1999, Klinton dhe Jelcin patën një bisedë shumë të tensionuar për Kosovën. Biseda ndodhi vetëm disa orë para se NATO të fillonte sulmet ajrore. Klinton e kuptoi kundërshtimin e Jelcinit, dhe shpresonte që ajo të mos kishte ndonjë ndikim në marrëdhëniet e tyre të përgjithshme. Jelcin nuk donte t?i jepte fund miqësisë së tij me Klintonin, por besonte se gjërat nuk do të ishin më kurrë njëlloj. Në një moment, ai iu lut Klintonit që të ndërpriste sulmin për ?hir të marrëdhënies sonë?. Jelcin e paralajmëroi Klintonin ?Nuk dihet se kush do të vijë pas nesh, dhe nuk dihet se cila do të jetë rruga e zhvillimeve të ardhshme në lidhe me armët strategjike bërthamore?.

Në vitin 2000, presidenti Putin i tha gazetarit britanik Dejvid Frost në një intervistë, se ai do ta merrte në konsideratë mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO, në rast se trajtohej si një ?partner i barabartë?. Sot marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë kaq të këqija, sa që unë nuk mendoj se Putini do të dojë t?i bashkohet aleancës, edhe nëse evropianët e pranojnë Krimesë si pjesë të Rusisë, dhe heqin të gjitha sanksionet ndaj Moskës.
Shpresa e vetme e anëtarësimit të Rusisë në NATO gjatë kohës që Putini është në pushtet, është nëse ngritja e Kinës kërcënon ndikimin e Rusisë në Lindjen e Largët. Qarkut Federal rus në Lindjen e Largët, ka një popullsi prej vetëm 6 milionë banorësh rusë, që jetojnë pranë 100 milionëve kinezë në krahinat kufitare me Rusinë.

Gati 300.000 kinezë janë vendosur tashmë në Lindjen e Largët ruse. Ka një mundësi reale që kinezët të aneksojnë pjesë të mëdha të Lindjes së Largët, ashtu si Shtetet e Bashkuara e morën Teksasin nga Meksika. Në vitin 1821, Meksika fitoi pavarësinë e saj. Deri në vitin 1834, Teksasi kishte mbi 30.000 kolonë nga Shtetet e Bashkuara, përkundrejt vetëm 7.800 meksikanëve. Kur Meksika synoi ta vendoste nën kontrollin e saj, ishte tepër vonë. Siç shkroi dikur Sun Zhu ?Arti më suprem i luftës, është ta nënshtrosh armikun pa luftuar?.

Rritja e Kinës përbën një kërcënim si për Rusinë ashtu edhe Perëndimin. Nëse NATO dhe Rusia mund të punojnë së bashku, ne mund ta frenojmë Kinën me një çmim shumë më të ulët. Në një moment, ne do të duhet që të adresojmë çështjen e borxhin tonë të madh kombëtar. Dhe për këtë do të duhet që të reduktojmë shpenzimet federale, të cilat përfshijnë edhe buxhetin tonë të mbrojtjes./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.newsmax.com/robertzapesochny/nato-war-agreements/2021/02/25/id/1011532/

Lajmet e fundit nga