Connect with Us

Prezantohet koordinatori i Bindjes Demokratike për Elbasanin

Politikë

Prezantohet koordinatori i Bindjes Demokratike për Elbasanin

Publikuar

-

Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar koordinatorin politik për qarkun e Elbasanit.

Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale, evlerëson figurën e Muratajt dhe prejardhjen e tij.

“Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat. Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt. Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.

Në një intervistë për televizionin ORA NEËS zoti Murataj theksoi se :
Me këtë politikë, që ka prodhuar 30 vite tranzicion të vështirë, shqiptarët duhet të ndahen një herë e përgjithmonë më 25 prill. Thirrja ime u drejtohet, jo vetëm të rinjve, por dhe gjyshërve e prindërve të tyre. Të cilët duhet t’u besojnë të rinjve, të cilët ata vetë i kanë edukuar me dashurinë për Shqipërinë.
Vijoj duke i kujtuar shqiptarëve se : Kjo nuk është më çështje e vjedhjes së Shqipërisë. Nuk është me as çështje e goditjes së demokracisë për të cilën u luftua në vitet 90. Kjo është një betejë, drejtuar skeptikëve me fjalët: NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RIJNTË”, shkruan Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE